Kontrolli i shërbimeve sekrete

Speciale

Kontrolli i shërbimeve sekrete

Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:09

Të enjten e ardhshme pritet në Komisionin hetues për aferën e përgjimeve të NSA një dëshmitar interesant: Ernst Uhrlau. Politologu ka qenë në periudhën 2005 - 2011 president i Shërbimit Informtiv Federal (BND). Në kohën e tij ka pasur një bashkëpunim shumë kontestues me shërbimin amerikan National Security Agency (NSA). Sipas të dhënave të Edward Snowden, shërbimet sekrete kanë përgjuar në masë komunikimin ndërkombëtar, kundër së drejtës ndërkombëtare.
Nëse këto kritika vërtetë janë me vend, këtë duhet ta dëshmojë Komisioni hetimor i parlamentit. Nga një person si Uhrlau deputetët presin të dhëna të reja. Por ata deri tani kanë marrë shumë dokumente prej qeverisë federale, të cilat janë fshirë me ngjyrë të zezë. Ndaj parlamentarët janë të zemëruar, në radhë të parë ekologjistët.

Qëndrimi ndaj shërbimeve sekrete

Markus Löning e kupton fzhgënjmin e ish-kolegëve. Liberali ka qenë deri në vitin 2009 deputet dhe deri në vitin 2013 i ngakuari i qeverisë për të drejtat e njeriut. Ndërkohë ai angazhohet për "Fondacionin Përgjegjësia e re", i cili prezanton mendime për çështje të rëndësishme shoqërore.

Markus Löning

Nën presionin e aferës NSA/BND, Fondacioni ka hartura një propozim për reformat e shërbimeve sekrete. Si analistë dhe vëzhges ata kanë vërejtur një mangësi të transparencës dhe përpjekje për bllokadë. Por edhe ata janë të bindur për domosdoshmërinë e shërbimeve sekrete. Gjermania ka nevojë për mbrojtje dhe siguri, thuhet në dokumentin e përgatitur. "Edhe bashkëpunimet e shërbimeve sekrete janë të domosdoshme. Pur nuk duhet që të ketë ndonjë dyshim për mangësinë dhe veprimet kundër shtetit juridik."
Më shumë të drejta për Komisionin e Bundestagut
Löning dyshon në se BDN i ka respektuar të gjitha rregullat juridike në rastin e mbledhjes së të dhënave dhe dorëzimin e tyre në duart e NSA. Si amerikanët edhe gjermanët kanë bërë dallime në rastin e përgjimeve të vendasve dhe të huajve. Löning pohon se shkelja e të drejtave elementare është e papranueshme. Ndaj në të ardhmen duhet të lejohet mbikqyrja e shërbimeve prej të ashtuquajturit Komisionin G10 i Bundestagut.
Ky Komision duhet të kujdeset për sigurimin e të drejtave për sekretin e komunikimit. Në komision janë deputetët aktualë dhe ish-deputetë, si dhe ekspertë të çështjeve juridike. Por në të kaluarën ata shpesh nuk i kanë informuar fare për masat e BND dhe shërbimeve të tjera të sigurisë.

NSA

I informuar keq ndjehet shpesh edhe komisioni për kotrollin parlamentar i shërbimeve sekrete (PKGr). Komisioni ka nëntë deputetë. Tepër pak, mendon Löning, sepse deputetët duhet të merren edhe me çështje të tjera. Ndaj PKGr ka nevojë për mbështetje me personel dhe finaciare. Nevojiten më shumë ekspertë dhe teknikë, juristë dhe ekspertë për shërbimet sekrete. Lçning propozon që Gjermania të inënshkruajë me vendet e tjera të BE një No-Spy-Marrëveshje.

Kontrolli i shërbimeve

Një rregull qeveria me dëshirë do të kishte aplikuar pas aferës Snowden. Por amerikanët kanë refuzuar. Löning është i shqetësuar prej tensionit në raportet transatlantike pas aferës. Për të rivendosur mirëbesimin do të duhej të krijoheshin bazat për një bashkëpunim të shëndoshë. Löning dhe ekspertët e tjerë e dinë se kjo është një detyrë e vështirë. Por Gjermania duhet të ketë një kontroll efektiv politik dhe juridik të shërbimeve. /DW/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat