Ka të atillë që festojnë ditëlindjen e Hitlerit

Speciale

Ka të atillë që festojnë ditëlindjen e Hitlerit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 22:02

Më 20 prill të vitit 1889 lindi në Braunau am Inn, në atë kohë pjesë e Perandorisë Austro-hungareze, Adolf Hitler. Që prej kësaj date kanë kanë kaluar 126 vite dhe përveç tmerreve të shkaktuara nga ky njeri që me çmendurinë e tij vrau miliona njerëz në mbarë botën dhe shkatërroi thuajse në themel të gjithë Europën, sot ka njerëz nostalgjikë që data 20 prill u duket një event për t’u festuar.

Në Itali, grupet neonaziste organizojnë për të tretin vit radhazi në qytetin e Varese-s një koncert festiv për nder të lindjes së Adolf Hitler.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo qytezë ka qenë një bazë e rëndësishme e nazistëve dhe gjurmët e ekstremistëve të djathtë për vite me radhë kanë qenë edhe në institucionet zyrtare në Itali përmes “Lega Nord” të Umberto Bossi-t.

Pjesë e festimeve pritet të jenë grupet neonaziste nga mbarë Italia dhe më gjerë. Rritja e vazhdueshme e këtyre grupeve është shqetësuese dhe për këtë ka ndihmuar edhe kriza ekonomike që ka përfshirë Europën si dhe dyndjet masive të refugjatëve që kanë rritur ksenofobinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat