Obama, Piketty, Kardashian dhe Marine Le Pen mes 100 personaliteteve më influent të revistës “TIME”

Speciale

Obama, Piketty, Kardashian dhe Marine Le Pen mes 100 personaliteteve më influent të revistës “TIME”

Më: 16 prill 2015 Në ora: 23:13

Barack Obama, Kanye West, Thomas Piketty, Kim Kardashian, papa Françesku apo Marine Le Pen bëjnë pjesë këtë vit në listën e përvitshme të 100 personaliteteve më influent të revistës amerikane ”Time”, publikuar sot.

Kjo listë nuk është një klasifikim. Personalitetet e saj janë ndarë në pesë kategori. Mes ”titanëve” gjejmë këngëtarin dhe producentin Kanye West, Tim Cook (PDG d’Apple), yllin, Kim Kardashian, presidenten e Bankës Qendrore amerikane, Janet Yellen, miliarderen 31-vjeçare, Elizabeth Holmes.

Tek ”pionerët” dallohen kërcimtarja, Misty Copeland, aktoret amerikane, Reese Witherspoon dhe angleze Emma Watson, austronauti, Scott Kelly.

Tek ”artistët” bëjnë pjesë veçanërisht aktori, Bradley Cooper, këngatari, Tim McGraw, stilisti Alexander Wang, humoristi, John Oliver.

”Liderët” përfshijnë Barack Obamën, Angela Merkel, por gjithashtu dhe presidentin kubanez, Raul Castro, Benjamin Netanyahun, Hillary Clinton, Vladimir Putine, Samantha Power (ambasadore e SHBA-së në OKB), kryeministrin irakian, Haider al-Abadi, Aleksis Cipras (kryeministri grek), Jeb Bush, francezen, Marine Le Pen, dhe Kim Jong-un, drejtuesi i Koresë së Veriut.

Në kategorinë e fundit të ”ikonave” ndodhen gjyqtari i Gjykatës së Lartë amerikane, Ruth Bader Ginsburg, këngëtarja, Taylor Swift, stilistja, Diane von Furstenberg, ekonomisi francez, Thomas Piketty dhe papa Francçesku.

Si çdo vit , disa portrete janë përshkruar nga personalitetet. Presidenti amerikan ka përshkruar atë të kryeministrit indian, Narendra Modi, ndërsa kryeministri britanik, David Cameron ka përshkruar atë të kryeministrit irakian.

Barack Obama bën pjesë në këtë listë për herë të 10-të, duke shënuar një rekord.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat