Shqipëria e treta ndër 15 destinacionet e 2015-s

Speciale

Shqipëria e treta ndër 15 destinacionet e 2015-s

Më: 2 prill 2015 Në ora: 10:47

Turizmi në Shqipëri vazhdon të lulëzojë dhe prej kohësh është zgjedhur ndër destinacionet e preferuara për t’u vizituar nga mediat ndërkombëtare. Një reklamim pozitiv ka bërë edhe revista prestigjioze franceze “L'Express”, e cila e rendit Shqipërinë të tretën, ndër 15 destinacionet kryesore për vitin 2015.

Lajmi publikohet nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili i referohet artikullit të “L'Express”.

“Një tjetër lajm i mirë për turizmin para sezonit: Shqipëria cilësohet 'Perla e re e Ballkanit' dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjioze franceze “L'Express”, shkruan Rama në Facebook.

Në shkrimin “15 destinacionet për 2015-n”, Shqipëria radhitet e treta pas Polinezisë dhe Japonisë.

“Me plazhet e bukura si të Greqisë, me liqenet dhe malet si të Zvicrës, me fshatra në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një histori që kombinon prej 2500 vitesh kulturën romake dhe bizantine, si dhe çmimet në të lira e Evropë, ishte koha që Shqipëria të renditej ndër destinacionet për stinën e verës”, shkruan “L'Express”.

Për të lexuar lajmin e plotë klikoni këtu:

>>Lajmi i plotë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat