Kur bora mbyti 20 mijë veta: Katër ortekët më vdekjeprurës në histori (Video)

Speciale

Kur bora mbyti 20 mijë veta: Katër ortekët më vdekjeprurës në histori (Video)

Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:54

Sa malet janë të rrezikshme, është gjë që tashmë e dini. Por se një ortek është në gjendje të marrë jetën e mijëra njerëzve, me siguri se nuk e keni paramenduar. Dhe për ta argumentuar këtë, Telegrafi ua sjellë katër shembuj kur ata kanë qenë tepër vdekjeprurës.

Malet Uaskaran, Peru

Më 31 maj 1970 një tërmet nën det ose në afërsi të bregdetit peruan kishte shkaktuar shkatërrimin e shumë prej shpateve veriore të malit të Uaskaran, i cili ndodhet në gamën më të madhe tropikale malore në botë - Cordillera Blanca.

Orteku që kishte filluar në një lartësi prej 6768 metra drejt greminës, me shpejtësi prej 160,9 kilometrash në orë, mbante mbi dy milionë metra kub borë, akull, baltë dhe gurë.

Kishte “varrosur” qytetet Jungaj dhe Ranrahirku dhe kishte mbytur rreth 20.000 njerëz.

Alpet e Tirolit

Më 13 dhjetor 1916, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, derisa italianët dhe austrohungarezët po luftonin për çdo pëllëmbë toke, ka ndodhur një fatkeqësi.

Dhe kjo nuk ishte provokuar vetëm nga natyra, por edhe nga njerëzit, posaçërisht ushtria: gjatë 24 orëve, orteku i shkaktur shkaku i shpërthimeve kishte marrë jetën e rreth 10 mijë njerëzve. Është vlerësuar se deri në fund të luftës, në këtë zonë kanë pësuar rreth 40 mijë njerëz.

Ranharirka, Peru

Tetë vjet para se të ndodhte orteku katastrofik që mori jetën e më shumë njerëzve në histori, i përmendur më lart, në të njëjtin vend ndodhi gati diçka e tillë. Orteku i radhës kishte “shembur” dy fshatra, duke marrë jetën e rreth 1000 njerëzve.

Plurs, Zvicër

Më 4 shtator 1618, fshati Plurs në Zvicër (tash Pjuro, qytet në Itali) është “fshirë nga faqja e dheut” pas ortekut masiv të borës, i njohur gjithashtu si orteku Rodi. Vetëm katër veta, të cilët kishin qëlluar jashtë këtij fshati, kishin mbijetuar. Sipas të dhënave, nga orteku kishin pësuar fatalist rreth 2500 veta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat