Historia e grupit “armiqësor” të naftës (Video)

Speciale

Historia e grupit “armiqësor” të naftës (Video)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 11:14

Më 25 mars të vitit 1975, saktësisht 40 vjet më pare, në qytetin e Patosit u arrestuan të ashtuquajturit sabotatorë të sektorit të naftës. Por cilët ishin këta njerëz dhe përse u arrestuan? Si duhet ta gjykojmë këtë ngjarje 4 dekada më pas? Ne jemi përpjekur të rindërtojmë një version të historisë duke e rrëfyer përmes protagonistëve që i mbijetuan burgjeve të komunizmit dhe familjarëve të viktimave. Gjithçka vjen përmes historisë së inxhinierit të talentuar Koço Plaku, që bashkë me kolegët arritën për herë të parë të zbulonin vendburime nafte në formacione gëlqerore, duke i dhënë indistrisë së naftës në këtë kohë rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave - rreth 2.3 milionë ton në vit. Ngjarja është parë edhe në këndveshtrimin e lëvizjeve politike të kohës, të ftohjes së marrëdhënieve me kinezët dhe planeve që Enver Hoxha vuri në zbatim për shkundje apo futje frike me anë të zbulimit dhe goditjes së grupeve imagjinare armiqësore në art, kulturë në ushtri dhe ekonomi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat