Cili është qyteti më i shtrenjtë në botë?

Speciale

Cili është qyteti më i shtrenjtë në botë?

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:10

Pas ndryshimit të kursit të këmbimit, përkatësisht pas forcimit të frangës zvicerane, Cyrih dhe Gjeneva janë qytetet më të shtrenjta në botë. Pra, këto dy qytete tejkalojnë Singaporin, të llogaritur më parë si qyteti më i shtrenjtë në botë.

Ndërkaq, sipas raportit në fjalë, Paris dhe Oslo gjithashtu janë vendosur në pesë vendet e para, pas Singaporit.

“The Economist” ka bërë ekzaminimin për 130 qytete në mbarë botën, por ka bërë publikimin vetëm të dhjetë qyteteve më të shtrenjta dhe dhjetë më të lirave.

Qytetet më të lira në botë llogariten Karachi në Pakistan, e përcjellë nga Bangalore në Indi, Caracas (Venezuela), Mumbai dhe Chennai (Indi).

Indeksi publikohet dy herë në vit dhe krahason më shumë se 50.000 çmimet e 160 produkteve dhe shërbimeve

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat