Vazhdon drama e “syve më të famshëm në botë”

Speciale

Vazhdon drama e “syve më të famshëm në botë”

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:47

Fotoja e saj është ndoshta fotoja më e njohur në botë.

Bëhet fjalë për vajzën afgane me sy jeshilë, që doli në kopertinën e revistës National Geographic në vitin 1985.

Në atë kohë, Sharbat Gala, 12 vjeç, jetonte në një kamp refugjatësh.

Foton e bëri Steve McCurry. 17 vite më vonë, McCurry e gjeti atë në një fshat të thellë afgan.

Ajo jetonte me një bukëpjekës dhe kishte tre vajza. Por tani fotoja e saj është publikuar sërish.

Këtë herë në Pakistan. Ajo është në qendër të një çështje korrupsioni.

Daily Mail raporton se ajo është kapur me dokumente identiteti false sikur është pakistaneze.

Shumë afganë i falsifikojnë dokumentet sikur janë pakistanezë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat