Mafia që ka aq shumë para sa nuk ka ku t’i çojë

Speciale

Mafia që ka aq shumë para sa nuk ka ku t’i çojë

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:50

Grupi mafioz “Ndrangheta” me bazë në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, është më pak e njohur se sa mafia siciliane “Cosa Nostra”. Por, “Ndrangheta” është më shumë më e pasur dhe ka më shumë pushtet. Interesat e saj shtrihen nga Kalabria në Kolumbi dhe deri në Australi. Sipas think-tank “Demoskopika”, kjo mafie kishte 60 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2013, shumë kjo më e madhe se sa të ardhurat e McDonald dhe Deutsche Bank bashkë.

Giacomo Gabrielli Ag.Toiati Guardia di Finanza. Operazione Hummer.“Ndrangheta” përllogaritet se kontrollon 80% të trafikut të kokainës në Evropë dhe besohet se ka investuar në ndërtim në Itali, Belgjikë, SHBA dhe Gjermani.

“Ndrangheta është shembulli perfekti i rrjetet kriminal globalist”, thotë Antonio Nicaso, një ekspert i grupit. “Ata kanë shfrytëzuar emigrantët nga Karaibet që shkuan në Gjermani, SHBA, Australi, Belgjikë, Kolumbi dhe Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata shfrytëzuan afërsitë familjare për të krijuar lidhje dhe zgjeruar influencën në të gjithë botën.”

Fillesat e grupi janë në vitet 1960 dhe 70-të, kohë kur merrnin pengje për shpërblesë. “Kjo i lejoi grupi kriminal të grumbullonte kapitalin fillestar dhe në vitet 80-të i investuan në kokainë”, shpjegon Ilaria Meli, kërkuese e Observatorit të Krimeve të Organizuara në Universitetin Statale në Milano.

Meli thotë se “Ndrangheta” hyrë më shpejt se “Cosa Nostra” në trafikun e drogës. Strategjia e tyre solli miliarda dollarë në arkën e grupit mafioz.

“Sot, problem i tyre është se ata kanë më shumë para cash se sa kanë mundësi të përdorin”, thotë Giuseppe Catozzella, një gazetar investigativ dhe autor i disa librave për grupet kriminale.


Ngritja e “Ndrangheta-s” u ndihmua edhe nga gabimet strategjike të mafias siciliane. Në fund të viteve 1980, “Cosa Nostra” nisi një politikë “antishtet”, që kulminoi me vrasjen e dy gjykatësve kryesor të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Qeveria reagoi duke zhvendosur ushtrinë në Sicili dhe duke miratuar një ligj të ri që lejonte mbajtjen në izolim të kriminelëve që kishin lidhje me mafien.

Kjo gjë dëmtoi interesat e “Cosa Nostra-s” jashtë Sicilisë dhe ata nisën të rioganizoheshin vetëm pas disa vitesh.

Ndërkohë që autoritetet italiane dhe media ishin fokusuar tek sicilianët, kalabrezët pak nga pak u shtrinë në veri.

Në vitin 1994, katër liderët e mafieve kryesore në Itali u takuan në Liqenin e Komos për të ndarë tregun në veri të vendit.

"'Ndrangheta” mori 70% të saj, si rezultat i fuqisë dhe ndikimit që kishte arritur në vetëm dy dekada.

Baza e saj është në Ndrine. Grupi ka një strukturë hierarkie të pa negociueshme. Kur Carmelo Novella, kreu i “Ndrangheta-s” në Lombardi u përpoq të vepronte në mënyrë të pavarur, ai u vra në vitin 2008 nga një prej drejtuesve të mafies në Kalabri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat