Zbulohet misteri i vajzës së Putinit

Speciale

Zbulohet misteri i vajzës së Putinit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:04

Në qindra portale dhe agjenci lajmesh qarkullon lajmi se njëra nga vajzat e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, e mbajtur larg syve të publikut për vite të tëra, është një figurë e rëndësishme e një projekti në vlerë prej 1.7 miliard eurosh për zhvillimin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Lajmet mbi vajzat e kreut të Kremlinit, Maria dhe Katerina, përkatësisht 28 dhe 29 vjeçare, kishte qenë një temë tabu dhe jeta e tyre ishte konsideruar si një sekret shtetëror.

Por, gazetari dhe blogeri Oleg Kashin, ka njoftuar përmes një raporti të publikuar në internet se një vajzë e quajtur Katerina Tikhonova, e cila e udhëheq një projekt për zhvillimin e Universitetit të Moskës, është pikërisht Katerina, vajza e Vladimir Putin.

“Gjendet vajza e Putinit”, shkroi Kashin.

Postimi i tij pasoi një raport në agjencinë e pavarur ruse RBC, e cila ka njoftuar se Katerina Tikhonova është drejtoreshë e kompanisë Innopraktika, e cila e menaxhon projektin disa miliardësh.

Raporti i RBC nuk e ka bërë asnjë lidhje të kësaj vajze me Putinin.

Por edhe agjencia e lajmeve “Reuters” ka cituar një burim të afërt me universitetin, të ketë thënë se Tikhonova është vajza e Putinit.

“Unë nuk e di kush është ajo dhe puna ime ka të bëjë me presidentin dhe jo me familjen e tij”, ka thënë zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, për agjencinë Reuters. /lapsi.al/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat