Historia e ardhjes së izraelitëve në Shqipëri

Speciale

Historia e ardhjes së izraelitëve në Shqipëri

Më: 29 janar 2015 Në ora: 11:36

Siç është vërtetuar nga dokumentet e gjetura si në viset e tjera të Evropës e të Ballkanit, edhe në Shqipëri, izraelitet janë dukur në shekujt e mesjetës, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë ardhur edhe më parë se të fillonte dëbimi i tyre nga Spanja më 1492.

Në fund të shekullit të XIX në Shqiperi erdhi një grup izraelitesh nga Selaniku, të cilet u vendosën në qytetet bregdetare, por me kalimin e kohës depërtuan edhe në qytete të tjera si në Gjirokastër, Korçë, Fier, etj., ku fituan nënshtetësinë shqiptare, përvetësuan gjuhën, zakonet dhe kulturën shqiptare dhe u shkrinë në përbërjen e popullsisë vendase, duke ruajtur kombësinë dhe lidhjet midis tyre.

Individë të veçantë dhe grupe të vogla izraelitësh kanë ardhur në Shqiperi edhe në vitet 1915 e 1925 dhe në fillim te viteve ’30 .Gjithsesi, sipas burimeve historike, ata erdhën në Shqipëri në dy mënyra : pjesa me e madhe erdhi me transferim të vëndpërqëndrimit dhe një pjesë si të arratisur.

Vendosja e izraeliteve në Shqipëri

Antisemitizmi ose ndjekja e izraeliteve mori përmasa te mëdha dhe një egersi të papërmbajtur pas ardhjes në fuqi të fashizmit në vendet e Ballkanit. Kjo është një nga arsyet që izraelitët e këtyre vendeve, sidomos ato të Jugosllavisë, kërkuan të vinin në Shqipëri, posa panë që ju afrua rreziku fashist.

Gjithsej gjatë Luftes së Dytë Boterore, siç vertetohet nga dokumentet e gjetura, në Shqipëri kanë ardhur 597 izraelite, nga të cilet 121 vetë erdhën gjatë viteve 1941-1942, kurse pjesa tjetër në vitin 1943. Ardhjen e tyre në Shqiperi, si izraelitet e ardhur ne formë internimi edhe ato që erdhën ilegalisht, e konsideruan fat të madh. Ata e dinin se edhe në Shqipëri do te gjenin pushtuesit fashistë e nazistë, por shpresonin shumë në mbështetjen dhe përkrahjen e popullit shqiptar. Se çfare i shtynte ata të vinin në Shqiperi dhe ta shikonin ate si nje vend ku mund te shpetonin nga shfarosja e ku do të gjenin mbështetjen popullore , kjo del nga vetë pohimet e tyre si përpara autoriteteve kufitare shqiptare, ashtu edhe nga bisedat e mëvonshme me ta apo edhe nga deklaratat e tyre dhënë shtypit tonë.

Izraelitet e ardhur ne Shqiperi gjatë luftës ishin në një gjëndje të vështirë edhe nga ana ekonomike. Veç rrobave te trupit ata nuk prunë asgje me vete. Kete e dëshmojne edhe proceseverbalet e mbajtura nga autoritetet kufitare gjatë hyrjes në Shqipëri. Për të dale nga kjo gjendje e vështire dhe aq me teper nga gjendja politike, atyre u erdhi në ndihmë populli shqiptar me bujarinë , humanizmin dhe mikpritjen tradicionale. Edhe në Shqipërinë e pushtuar nga nazifashistët , u lëshuan urdhra dhe dekrete për ndjekjen e izraeliteve, filloi survejimi i rreptë për zbulimin dhe lëvizjet e tyre , pastaj dhe përpjekjet për t’i shfarosur.

Kështu Ministria e Punëve të Brendshme kërkoi nga të gjithë prefekturat ku ishin perqendruar izraelitet që brenda pesë diteve ata të nxirreshin nga toka shqiptare. Ju kërkua te gjitheve të hetonin e te jepnin të dhëna nëse kishin izraelitë te strehuar. Por nuk u denoncua asnje izraelit sepse ata i mbronte populli. Shqiperia nuk figuroi ne listen e vendeve ku jane shfarosur qindra izraelite.

Duke patur nje armik te perbashket , nazizmin gjerman, edhe izraelitet moren krahun e popullit shqiptar ne luften kunder nazifashizmit. Edhe mbasi u larguan nga Shqiperia per ne vendbanimet e perhershme te tyre, izraelitet nuk e harruan atë qe beri populli shqiptar per ta. Në një letër përshendetjeje që bëri Komiteti i Ebrejve të Jugosllavisë, shkruhej: “Në historinë e kësaj lufte botërore do mbetet i shënuar nje popull i vogël, por bujar dhe heroik, populli shqiptar, i cili do të shënohet si i vetmi ndër popujt e okupuar të Evropës që pengoi dhe ndaloi shfarosjen e ndjekjen e hebrenjve”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat