Letra e një shqiptareje më rrëzoi paragjykimet

Speciale

Letra e një shqiptareje më rrëzoi paragjykimet

Nga: Nga Marc Oliver Ruehle* Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:22

Kjo është një përvojë personale, që dua ta ndaj me të tjerët. Nuk bëhet fjalë për një raportim për udhëtimet, por për historinë e një letre.

Unë dhe miku im, Feliks, udhëtuam në Shqipëri. Në breg, në Rivierë, nga Mali i Zi deri pranë kufirit me Greqinë. Pastaj në brendësi, në Alpet Shqiptare. Një kombinim fantastik.

Por në një internet- kafe dhe pikë bastesh (shqiptarët i pëlqejnë bastet) në qytezën e vogël Orikum, Feliksi harroi kartën e kreditit, kartën e automatit dhe letërnjoftimin personal. Të gjitha bashkë, në një qese plastike.

Por ai e vuri re këtë gjë vetëm një ditë më pas, pranë një gjiri fantastik. Shumë kilometra larg. Telefoni nuk kapte valë. Ishim të shqetësuar, ku mund të ishin dokumentet?

U kthyem sërish në internet kafe. Të rinjtë na mbanin mend, e dinim se ku ishim ulur, por nuk gjetën gjë. Edhe në kamerat e sigurisë nuk shihej gjë.

Feliksi bllokoi kartat e tij me një telefonatë në Gjermani.

Të humbasësh kartat e kreditit në Shqipëri, një nga vendet më të varfra në Europë, natyrisht që të bën të nisësh nga paragjykimet.

Megjithatë ky ishte një përgjithësim i nxituar.

Një muaj më vonë: një letër vjen nga Italia, dërguesi është i panjohur.

“I dashur Feliks. Unë jam Florika, jam shqiptare, jetoj në Itali. Këtë shtator isha në vendlindjen time, në Orikum. Atje kemi gjetur kartat e tua të kreditit. Të kam shkruar në FB, por nuk mora një përgjigje. Tani po të dërgoj një letër nga Italia. Nuk i kemi përdorur kurrë dhe shpresojmë që ke mundur t’i zgjidhësh problemet e tua”.

Ky është një argument kundër të gjithë klisheve.

Pas kësaj, pyes veten pse këto ndjenja dhe fyerje ndaj një vendi dhe një populli, që nuk e njohim fare?

*Marrë me shkurtime nga Huffington Post Deutschland

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat