​Përvjetori i Besa-Besë

Speciale

​Përvjetori i Besa-Besë

Më: 23 janar 2015 Në ora: 09:13

Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës.

Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë.

Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar Haxhi Zekën.

Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.

Kjo Lidhje mori fund në maj të vitit 1900.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat