Spiunët përdorin telefonat si përgjues

Speciale

Spiunët përdorin telefonat si përgjues

Më: 22 janar 2015 Në ora: 23:30

Fikni telefonin, hiqini baterinë dhe vendoseni në një tjetër dhomë. Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur përgjimin e mundshëm tuajin.

Sipas një raporti të prezantuar së fundmit në Bruksel nga eurodeputeti austriak, Paul Rubig, nëpërmjet telefonave inteligjentë sot është e mundur të përgjohen jo vetëm bisedat telefonike, por edhe ato që ju bëni me miqtë tuaj në një tavolinë, në shtëpi apo kudo tjetër.

Raporti thotë se ‘spiunët’ përdorin mikrofonin e telefonit inteligjent për t’ju përgjuar dhe për ta parandaluar këtë nuk mjafton vetëm fikja, por edhe heqja e baterisë, e në disa lloje telefonash edhe ruajtja e një distance të caktuar nga aparatura.

“Mikrofoni dhe telekamerat e telefonave inteligjentë mund të përdoren lehtësisht nga distanca për qëllime spiunimi”, deklaroi për gazetarët eurodeputeti austriak, Rubig gjatë prezantimit të raportit me titull “Spiunazhi në masë”.

Ai nënvizoi se këto funksione janë relativisht të lehta për t’u përdorur dhe jo vetëm prej autoriteteve publike apo të sigurisë së një vendi, por edhe për qëllime terroriste apo kriminale.

Në thelb, thuhet në raport, telefonat inteligjentë janë shndërruar në përgjues efikasë dhe në gjendje të regjistrojnë biseda në një mjedis të caktuar. Shpesh janë vetë përdoruesit ata që aktivizojnë pa dijeninë e tyre këto funksione që u shërbejnë palëve të treta, sidomos duke shkarkuar aplikacione pa lexuar më parë me kujdes kushtet e përdorimit të këtyre aplikacioneve dhe aksesit që ato kanë në telefon.

“Për këtë, e vetmja mënyrë për të qenë të sigurtë është të hiqet bateria, gjithmonë nëse nuk është e integruar me aparatin ose të lihet telefoni në një tjetër ambient nëse nuk dëshironit të përgjoheni”, shpjegon Rubig.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat