PA PËRGJIGJE: Misteret më të mëdha në vitin 2014 (Foto/Video)

Speciale

PA PËRGJIGJE: Misteret më të mëdha në vitin 2014 (Foto/Video)

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 09:46

Kur na ndajnë edhe 11 ditë deri në vitin 20015, do të përkujtojmë se gjatë vitit 2014 ndodhën shumë gjëra të pazakonshme. Këto janë disa nga misteret më të mëdha që mbetën të pasqaruara.

Kafka në Mars

Një objekt gjigant i gjetur në Mars konsiderohet se mund të jetë kafka e një gjallese të lashtë, ndoshta gjurmë të banorëve të dikurshëm të këtij planeti.
Është spekuluar se bëhet fjalë për paraardhës të njerëzve të cilët jo detyrimisht kanë prejardhjen nga Marsi, por që atje kanë jetuar.

Jashtëtokësorët mbi Statujën e Lirisë

Një pamje e xhiruar në New York vazhdon të mbetet mister, kurse në pamjet që kanë përfunduar në internet shihet një objekt që fluturon mbi statujë. Kjo ka nxitur dyshimet se bëhet fjalë për vizitorët jashtëtokësorë.
Ky mbetet edhe një mister nga viti 2014.

Prej nga vjen uji?

Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë shpresuar se me studimin e kometave do të zbulojnë prejardhjen e ujit në Tokë. Mirëpo studimi ka treguar se kometat përmbajnë një sasi më të madhe të deuteriumit, gjë që na sugjeron s uji në kometa ka burim tjetër krahasuar me atë në Tokë, prandaj ende mbetet pikëpyetje prej nga vjen uji në Tokë?

Përbindëshi nga Zelanda e Re

Edhe një mister tjetër që mbeti pa përgjigje është një vijë në ujë e identifikuar në gjirin e Zelandës së Re, e cili supozohet të jetë krijuar nga një përbindësh lokal. Kjo vijë e krijuar në ujë, që shihet nga ajri ende nuk është sqaruar.

Zhdukja e aeroplanit Malajzian

Aeroplani i Malaysian Airilines ende nuk është gjetur, kurse fati i tij mbetet edhe një mister i cili ndoshta kurrë nuk do të zbulohet, gjë që mbetet shqetësuese për të gjitha ata, familjarët dhe miqtë e të cilëve u zhdukën. Në bordin e aeroplanit që u zhduk në mars të këtij viti ishin 2393 veta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat