Ekspertët ndërkombëtarë: S’ka fakte historike që shqiptarët kanë fare lidhje me Kaukazin

Speciale

Ekspertët ndërkombëtarë: S’ka fakte historike që shqiptarët kanë fare lidhje me Kaukazin

Më: 16 dhjetor 2014 Në ora: 11:53

Profesori gjerman Jost Gippert, nga Universiteti i Frankfurtit, dhe profesori norvegjez Svein Mønnesland, nga Universiteti i Oslos, konfirmonë se nuk ka fakte historike që mbeshtesin spekulimet apo hipotezën se shqiptarët e Ballkanit “janë pasardhës nga Albania e Kaukazit (Caucasus Albania)”.

Keta ekpertë botëror deshmojne se emri “Albania” u përdor, më shumëgjasa, nga historianët nga perëndimi në lidhje me emrin e fisit ilir Albanoi

Profesorët ndërkombëtare, Jost Gippert dhe Svein Mønnesland, nënvizojnë se nuk ka fakte historike që mund të konfirmoj që shqiptarët në Ballkan kanë diçka të përbashkët më albanët e Kaukazit pavarësisht nga emrat e tyre të ngjashme.

“Grupi etnik që konsiderohet nën emrin ‘Albania e Kaukazit’ është një grup etnik nga Kaukazuzi Lindorë që sot përfaqësohet nga populli udi në Kaukazin jug-lindore.

“Nuk ka asnjë relacion në mes të albanëve të Kaukazit dhe shqiptarëve të Ballkanit.

“Nuk ka fakte historike që mbështesin këtë, ka vetëm ngjashmëri aksidentale nga emrat,” thotë profesor Jost Gippert duke deklaruar pikëpamjet e tij mbi këtë temë.

Më tutje, profesor Mønnesland rikonfirmon se nuk ekzistojnë fakte historike që shqiptarët kanë diçka të përbashkët më Albaninë e Kaukazit për shkak të dallimeve gjuhësore në mes të dy grupeve.

Ai e konsideron këtë të jetë kyç për të dalluar grupet etnike nga njëri-tjetri sepse shqiptarët dhe udinët flasin gjuhë të ndryshme.

“Nuk ka gjasa që Albania e Kaukazit ka asgjë të bëjë me vendin Shqipërinë. Shqipëria ishte një emër që romakët e përdorën për zonën e njohur sot si Azerbajxhani, transmeton Presheva Jonë.

“Populli udi flasin një gjuhë kaukazian, jo një gjuhë indo-evropiane si armenët. Gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane. Prandaj, nuk mund të ketë ndonjë lidhje mes udinët dhe shqiptarët.

“Nëse gjuha shqipë rrjedh nga ilirishtja ose dacian/thrakas, është në këtë kontekst më pak i rëndësishëm. Të gjitha këto gjuhë ishin indo-evropiane.”

Emri “Albania” më shumë gjasa u përdor nga historianët nga perëndimi në lidhje me emrin e fisit ilir Albanoi.

Në kontekstin e origjinës së emrit Albania, Profesor Mønnesland nënvizon se historianët grekë kanë përdorur emrin Albania për të shpjeguar se fisi ilir Albanoi jetuan në zonat e sotme të njohur si Shqipëria.

Shqiptarët pretendojnë të jenë pasardhës të drejpërdrejtë të ilirëve, një fis Indo-evropiane që ka banuar pjesë të Ballkanit Perëndimor gjatë Antikitetit.

“Ne e dimë se ‘Albania’ nuk është emri që shqiptarët kanë përdorur për për të referuar në vendin e tyre, por iu dha ndoshta nga historianët perëndimorë (greke) në lidhen me emrin e fisit ilir Albanoi.
“Albania gjithashtu ekziston si një emër që i referohet Skocisë/Anglisë. Kjo do të thotë se emri nuk mund të përdoret për të konstatuar ndonjë gjë. Të dhënat e gjuhës farefisnore janë të rëndësishem.”

Profesori Jost Gippert gjithashtu vë në dukje se nuk ka ndonjë relacion ndërmjet emrit Albania dhe “Albion si një përcaktim të lashtë të Skocisë” duke konfirmuar pikëpamjet e profesorit norvegjeze lidhur me origjinën e emrit.

“Albania është emri i dhënë për zonën në fjalë (Azerbajxhani i sotëm dhe zonat e afërta) nga autorë të lashtë grek të tilla si Arrian, Straboni dhe Ptolemeu, si dhe autorët latinë si Pliny Plaku dhe Taciti.”

Historiani serb: Shqiptarët janë autoktonë

Në tekstet shkollore në lidhje me historinë dhe origjinën e shqiptarëve të përdorura nga studentët në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, shqiptarët janë të referuara si një popull autokton të cilët kanë banuar Gadishullin Ballkanik për shekuj.

Autori i këtij teksti është historiani serb Rade Mihaljçiç dhe këto libra janë shtypur në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Për këtë ngjarje është raportuar më 1 dhjetor 2013.

Kontributi i zotit Mihaljçiç lidhur me origjinën e shqiptarëve ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra nga historianët serbë.

Profesori serb Slobodan Antoniç ka akuzuar profesorin Mihaljçiç për të mos njohur historinë serbe dhe për të qenë një tradhtar.

“Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me të vërtetën historike”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat