Pendesat që përjetojnë njerëzit në prag të vdekjes

Speciale

Pendesat që përjetojnë njerëzit në prag të vdekjes

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:19

Nuk është një temë e “lehtë” për t’u diskutuar, por ajo është bërë tejet e përhapur këto ditë në internet, qëkurse “The Guardian” zbuloi blogun dhe librin e Bronnie Ware. Gruaja australiane, në blogun dhe në librin e saj me titull “The top five regrets of the dying”, tregon se është një infermiere e cila ka punuar për një kohë të gjatë në një repart të Kujdesit Paliativ (qetësues) për burra dhe gra në prag vdekje.

E impresionuar nga kthjelltësia e madhe që i shoqëronte këta pacientë të ndërgjegjshëm për fundin e ekzistencës së tyre, Ware është përpjekur që t’u bënte të gjithëve të njëjtën pyetje: cili është pendimi juaj më i madh në jetë? Çuditërisht, disa pendesa ishin shumë të shpeshta dhe dominante për të gjithë, ndaj dhe Bronnie mendoi t’i rendiste ato si më poshtë:

1) Do të doja të kisha pasur kurajën që të jetoja jetën time dhe jo atë që të tjerët prisnin nga mua

Sipas Ware, kjo është pendesa më e zakonshme. Kur njerëzit e kuptojnë se jetës së tyre i vjen fundi, kujtohen se nuk kanë realizuar shumë nga ëndrrat e tyre, por vetëm gjysmën e atyre gjërave që deshën t’i shihnin të realizuara, duke u bazuar shumë edhe tek opinioni i të tjerëve.

2) Do të doja që të mos kisha punuar aq shumë

“Këtë, – thotë Ware, – e kanë pranuar të gjithë pacientët për të cilët jam kujdesur. Do të donin që të shijonin fëmijërinë e fëmijëve të tyre, dashurinë e më të dashurve. Veçanërisht burrat, pendohen se kanë luftuar gjatë gjithë jetës kundër ‘mullinjve të erës së punës’. Nuk kanë arritur dot ta gëzojnë plotësisht familjen dhe kësaj të fundit nuk kanë arritur t’i falin shumë kujtime”.

3) Do të doja të kisha pasur kurajën që të shprehja ndjenjat e mia

“Shumë persona i lënë mënjanë ndjenjat e tyre, për të mbajtur raporte të mira me të tjerët. Dhe në këtë mënyrë, ata tërhiqen nga ekzistenca mediokre dhe nuk kanë asnjëherë kurajën për të ndryshuar. Madje disa sëmurën ose edhe vetëvriten prej mosshprehjes së ndjenjave”.

4) Do të doja të kisha mbetur në kontakt me miqtë e mi

“Shpesh, njerëzit nuk e kuptojnë dot rëndësisë e një miku të vjetër. Por, të gjithë pendohen për kohën që nuk u kanë kushtuar miqve të tyre gjatë viteve të shkuara kur janë në prag të vdekjes. Ndihen keq për sa u përket mërive të vogla që kanë prishur marrëdhëniet e tyre shoqërore”, ka thënë Bronnie Ware në bazë të rezultateve të sondazhit që ka bërë me pacientët me sëmundje të pashërueshme.

5) Do të doja të isha më i/e lumtur

“Kjo është e habitshme. Janë të shumtë ata që nuk e kuptojnë se lumturia është gjithmonë një mundësi e veçantë në jetë. Preferojnë të mbesin të mbyllur në jetën e tyre dhe të bëjnë të njëjtat zakone çdo ditë. Frika e ndryshimit i detyron që të mos jetojnë deri në fund momentet që i japin lumturi të vërtetë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat