Krijohet harta e rrymave oqeanike (Foto)

Speciale

Krijohet harta e rrymave oqeanike (Foto)

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:45

Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë në histori një hartë të saktë të lëvizjes së rrymave oqeanike. Ky model do të ndihmojë studiuesit të kuptojmë se si lëvizin ujërat e oqeaneve dhe kush ndikon tek këtë lëvizje.

Të dhënët janë marrë nga satelitë të ndryshëm, por më shumë nga Agjencia Evropiane Hapësinore e Gravitetit dhe nga sateliti “Goce”.

Për përfundimin e kësaj harte, shkencëtarët bënë matje shumë të sakta të gravitetit të tokës, për të parë rolin që ai ka në qarkullimin e rrymave oqeanike.

Kjo hartë u prezantua në selinë e UNESKO-s në Paris dhe rëndësia e saj është shumë e madhe për kuptuar luhatjet klimatike. Mos harrojmë që globi ngrohet pikërisht nga qarkullimi i rrymave oqeanike rreth tij.

Duke përdorur studimet e “Goce”-s për tërheqjen gravitacionale të tokës, shkencëtarët ndërtuan atë që ata e quajnë “sferike”, me anë të së cilës do të llogaritet me saktësi lëvizja e rrymave oqeanike, sasia e ujit, drejtimi i tyre, nxitësit dhe një sërë elementësh të tjerë që deri tani ka qenë e vështirë të llogariten.

“Goce” që u mbiquajt “Ferrari i Hapësirës” qëndroi në hapësië nga viti 2009 deri në vitin 2013, kur ra edhe në Tokë (në Ishujt Falkland) pas mbarimit të karburantit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat