Video mahnitëse: Ja çfarë ndodhë me CO2 kur përfundon në ajër (Video)

Speciale

Video mahnitëse: Ja çfarë ndodhë me CO2 kur përfundon në ajër (Video)

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 14:52

Një animacion i mrekullueshëm i postuar në YouTube shfaq qarkullimin e CO2 në atmosferë brenda një viti.
Modeli kompjuterik i NASA-s i rezolucionit ultra të lartë i dha studiuesve njohuri të reja befasuese se si dioksidi i karbonit në atmosferë udhëton në mbarë botën.

Dioksidi i karbonit nuk qëndron në një vend kur përfundon në ajër. Vizualizimi i lëvizjes së tij është bërë duke përdorur modelin e quajtur “GEOS-5” që ndodhet në qendër e NASA-s në Greenbel të Marylandit.

Videoja mbulon periudhën nga 1 janar deri më 31 dhjetor 2006, dhe në mënyrë të qartë tregon se si një pjesë e madhe e CO2 vjen nga hemisfera veriore.

Agjencia Hapësinore e SHBA-ve shpreson se modeli shkencor përdoret për të kuptuar më mirë faktin se jo vetëm CO2, por edhe grimca të tjera të tilla si pluhur, kripë deti dhe hiri gjenden në botë.

Të dhënat janë mbledhur duke përdorur një monitor në tokë, ndërsa vizualizimi i ardhshëm do të shtrihet në matjet e fundit satelitore të NASA-s, të cilat do të monitorojnë CO2 çdo ditë, në më shumë se njëqind mijë matje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat