Zbulohet ADN-ja më e vjetër e njeriut modern

Speciale

Zbulohet ADN-ja më e vjetër e njeriut modern

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:27

Shkencëtarët kanë arritur të kompletojnë hartën e ADN-së së njeriut modern më të vjetër të gjetur deri më tani. ADN-ja e zbuluar vjen nga një njeri që endej në Siberinë perëndimore 45.000 vjet më parë. Kjo ADN i siguron ekspertët afatin e saktë se kur njerëzit moderne u çiftëzuan me Neandertalët dhe u zhvendosën nga Afrika në Evropë, 50.000 dhe 60.000 vjet më parë.

Njeriu ka jetuar në kohën kur popullatat e Evropës dhe Azisë janë ndarë. Eshtrat e tij u gjetën në afërsi të fshatit të vogël të Ust-Ishim në Siberinë perëndimore në vitin 2008, kur një gjahtar në kërkim të eshtrave të një mamuthi i hasi ato.

“Bëhet fjalë për prova të reja të ‘shkrirjes’ mes neandertalit dhe Homo sapiensit”, shpjegon peleoantropologu Alfredo Coppa, nga Universiteti Sapienza në Romë.

Studimi shton të dhëna të reja të kryqëzimit mes këtyre dy llojeve njerëzorë dhe e ngushton më tej periudhën kur ndodhi ky proces, duke kaluar nga një hark kohor i vlerësuar deri më tani mes 37 mijë e 86 mijë vjet më parë, në vetëm 10 mijë (pra rreth 45 mijë vjet më parë). Këto të dhëna kanë dalë nga analiza e ADN-së të mbetjeve më antike të një Homo sapiensi të gjetur jashtë Afrikës, që ka jetuar 45 mijë vjet më parë në Siberi.

“Një nga të dhënat e nxjerra në dritë është se përzierja gjenetike mes dy grupeve ishte margjinale dhe se kontributi gjenetik i neandertalit nuk ishte në atë masë që besohej deri më tani”, shton Coppa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat