Statuja 9500-vjeçare fsheh një mesazh për njeriun modern (Video)

Speciale

Statuja 9500-vjeçare fsheh një mesazh për njeriun modern (Video)

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:37

Shkencëtarët në Gjermani janë afër zbulimit të kodit të një statuje të lashtë prej druri, që mendohet se përmban kodet sekrete të shkruara rreth 9,500 vjet më parë, dhe që përbën, ndoshta statujën më të vjetër në planet. Statuja quhet Shigir, dhe është dy herë më e vjetër se piramidat egjiptiane dhe është ruajtur e paprekur, si të ndodhej në një ‘kapsulë të kohës’ në skajet perëndimore të Siberisë.

Ekspertët rusë thonë se kjo relike e shquar përmban informacione të koduara mbi 'krijimin e botës ", një mesazh për njeriun modern nga Mesoliti, i Epokës së Gurit. Ndërsa ekspertët gjermanë thonë se janë pranë deshifrimit të mesazhit të fshehur në idhullin e drunjtë, që është një shembull mahnitës i fuqisë krijuese të njeriut antik. Rezultatet përfundimtare të këtij studimi mendohet të dalin në shkurt ose në mars të vitit 2015.

Statuja prej druri me lartësi 2,8 metër (origjinali ka qenë 5,3 metër i lartë), llogaritet të jetë 4000-5000 vjet më e vjetër se monumenti më i njohur britanik Stonehenge. Arkeologu Siberian Vladimir Tolmachev thotë se statuja ka humbur 2 metër gjatë trazirave ruse të shekullit të 20-të.

Profesor Mikhail Zhilin, studiues i Akademisë ruse të Institutit të Arkeologjisë, shpjegon:

“Ne e studiojmë statujën me një ndjenjë frike dhe mahnitjeje. Kjo është një kryevepër, mban vlerën gjigante emocionale dhe forcë. Kjo është një skulpturë unike, nuk ka asgjë tjetër në botë si kjo. Është shumë e gjallë, dhe shumë e ndërlikuar në të njëjtën kohë”.

Me mesazhet e saj që mbeten “një mister absolut për njeriun modern”, krijuesit e saj kanë jetuar në harmoni të plotë me botën, kanë pasur një zhvillim të avancuar intelektual, dhe një botë të ndërlikuar shpirtërore. Sipas arkeologes ruse Svetlana Savchenko, idhulli i drunjtë tregon historinë e krijimit të botës sipas botëkuptimit të njeriut të Epokës së Gurit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat