Tragjedia e "Titanikut" mund të ishte shmangur

Speciale

Tragjedia e "Titanikut" mund të ishte shmangur

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 11:01

Së fundi është zbuluar se tragjedia e “Titanikut” që u mbyt në oqeanin Atlantik, së bashku me të gjitha ngarkesat dhe me shumicën e udhëtarëve pas goditjes së një ajsbergu, mund të shmangej.

Kjo është zbuluar falë një letre të lashtë që daton 102 vjet më parë e gjetur në papafingon e një çifti të moshuar britanik, dhe e shitur në ankand për më shumë se 30 mijë euro.

Në fakt, letra tregon për një incident që ka ndodhur në portin Southampton, në të cilin anija e famshme, për një lëvizje të gabuar për pak do të kishte përplasur dy anije të tjera të ankoruara “Nju Jork” dhe “Oqeania”, para nisjes për udhëtim.

Përplasja mes “Titanikut” dhe “Nju Jorkut” e cila u shmang për një fije floku, me patjetër do të ndalte anijen të kryente udhëtimin, duke ndryshuar kështu rrjedhën e historisë.

Letra nga kryeinxhinieri i Titanikut

Letra, dërguar nga kryeinxhinieri i “Titanikut” Joseph Bell, ndaj djalit të tij Frank, ka zbuluar se dy anijet ishin gati për t’u përplasur, kur “Titaniku” në momentin e fundit ndryshoi drejtimin. Shmangja e përplasjes do të çonte në evitimin e udhëtimit tragjik.

"Ne pothuajse patëm një përplasje me “Nju Jorkun” dhe “Oqeaninë” kur po linim portin “Southampton”, por për fat të mirë nuk pati pasoja”, shpjegoi Joseph Bell në letrën e datës 11 prill 1912.
Vetëm 3 ditë më pas “Titaniku” u mbyt, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,500 njerëzve, përfshirë dhe zotin Bell.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat