Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë

Speciale

Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 22:17

Termi rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë i referohet një dualiteti logjik mes dy llojeve të ndryshme të praktikave shpirtërore, qoftë fetare si hinduizmi apo në atë okulte.
Nga pikëpamja simbolike, rruga e dorës së djathtë është asimiluar me të mirën dhe e keqja me rrugën e dorës së majtë, e cila gjithashtu jep një kundërshtim mes magjisë së bardhë (dora e djathtë) dhe magjia e zezë (dora e majtë).

Nga pikëpamja e Inicimit, ezoterizmi i djathtë bazohet në arsye, njohuri ndërsa ai i majtë në zemër, mirësi.

Klasifikimi

Përdorimi më modern i njeh fetë që përqëndrohen në adhurimin të një apo më shumë hyjnive dhe respektimi i kodeve strikte morale si rrugë e dorës së djathtë; ndërsa fetë që kanë vlera të qëllimeve personale janë në rrugën e dorës së majtë.

Termi "rruga e dorës së majtë", është përdorur kryesisht nga Helena Blavatsky (1831 - 1891) për të përshkruar "vëllezërit e hijes" që praktikojnë magjinë e zezë.

Në Tantrizëm

Tantra është një traditë ezoterike indiane që vjen nga hinduizmi dhe budizmi. Praktikuesit e Tantrës ndahen në dy rrugë të ndryshme: dakshinachara dhe vamachara, fjalë të përkthyera nga sanskritishtja respektivisht si rruga e dorës së djathtë dhe rruga e dorës së majtë.

Dakshinachara përbëhet nga praktikat tradicionale të hinduizmit si asketizmi dhe meditimi, ndërsa Vamachara përfshin praktikat rituale, konsumimi i alkoolit ose gjërave toksike, sakrificat e kafshëve dhe konsumi i mishit.

Tantra e dorës së djathtë sublimon ndjenjat e dashurisë apo pulsionet seksuale, ndërsa ajo e dorës së majtë ritualizon praktikat seksuale dhe përdor kënaqësi trupore.

Kritika

Disa autorë kanë pikëpamje të tjera kundështuese: për poetin Fernando Pessoa, e majta e dijes është shkenca, arsyetimi, spekulimi intelektual ndërsa ana e djathë: dituria okulte, intuita, spekulimet mistike dhe kabbalistike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat