6 vrasjet më të bujshme të liderëve që sunduan botën

Speciale

6 vrasjet më të bujshme të liderëve që sunduan botën

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 19:30

Më poshtë do t’ju paraqesim gjashtë rastet më të famshme dhe mospërputhjet  me versionet zyrtare.

Zakonisht historianët nuk e mbështesin shumë idenë për të investiguar rrethanat misterioze që kanë të bëjnë me fundin e shumë personazheve të famshëm, nga frika se mos largohet vëmendja prej aspekteve më thelbësorë social-ekonomikë të kërkimeve të tyre prej fakteve më pak të rëndësishëm që lidhen me jetën private të të mëdhenjve të historisë.

Në artikullin e mëposhtëm do të paraqitet vdekja e mistershme e njerëzve të famshëm, që nga kohët e lashtë e deri më sot. 

Aleksandri i Madh


Malarje apo helmim?

Më 13 qershor 323 p.e.s në moshën 32-vjeçare vdiq në Babiloni Aleksandri i Madh.

Pas mbarimit të një feste të madhe që ishte organizuar për nder të tij, ai u ndie keq. Në atë periudhë Aleksandri i Madh udhëhiqte një perandori shumë të madhe, që përfshinte Greqinë, Maqedoninë, Turqinë, Iranian dhe të gjithë Lindjen e Mesme.

Simptomat e para që u shfaqën ishin një gjendje konfuzioni të madh, të dridhura, ngurtësim i fytyrës dhe dhimbje shumë të mëdha në stomak.

Pak më pas u shfaqën një etje e madhe, të ethe, delir, dhe gjatë natës konvulsione dhe haluçinacione që ndërpriteshin prej momenteve shumë të shkurtër të qetësisë.

Në fund nuk arriti më të marrë frymë dhe hyri në gjendje kome, për të gjetur vdekjen pas dhjetë ditë vuajtjesh. Ndërkaq hipoteza për vdekjen e tij u hodhën shumë dhe një ndër këto ishte edhe malaria, tifo një lloj virusi i Nilit perëndimor.

Por asnjëra nga këto sëmundje nuk lidhet më simptomat që shfaqi ai. Virusi i Nilit as që ekzistonte 2000 vjet më parë.

Edhe pas 6 ditësh nga vdekja trupi nuk paraqiste shenja dekompozimi.  Kjo gjë mund të sugjerojë praninë e substancave toksike në organizmin e tij, gjë që nxjerr në sipërfaqe tezën e helmimit.

Por kush kishte motivin, aftësinë dhe rastin për të kryer vrasje? Ende nuk dihet, por ka një mori të dyshuarish, që nga  Antipatri, mëkëmbës i Aleksandrit në Maqedoni e deri tek Ptolemeu, paraardhës i Kleopatrës, i cili u bë sovran i Egjiptit duke krijuar dinastinë Ptolemaike.

Jul Cezari (100-44 p.e.s )

A e organizoi ai vetë vrasjen e tij?

Më 15 mars 44 p.e.s në moshën 55-vjeçare vdiq në Romë Jul Cezari.

Ai u godit me 23 thika në senatin e Romës, ku më fatalja rezultoi të ishte e Brutit. Pyetja që shtrohet është se pse një njeri si Cezari, inteligjent dhe mendjemprehtë, do të shkonte në Senat i paarmatosur dhe pa truproja?

Madje e kishin paralajmëruar se vrasësit po e prisnin. Mjeku Antisti që i bëri autopsinë, gjeti në trupin e Cezarit një letër kërcënuese. 

Historiani romak Svetoni shkruan: “Cezari u largua duke lënë dyshimin se ai vetë kishte zgjedhur të vdiste dhe për këtë arsye nuk i kishte marrë ato masa që do ta kishin shpëtuar”.

Një teori moderne, e parashtruar nga profesor Harold Bursztajn i Harvardit dhe nga Gjenerali Luciano Garofano thotë që Cezari shkoi drejt vdekjes me vullnetin e tij.

Epilepsia e lobit ballor e shtyu të zgjedhë vdekjen në mënyrë të tillë që të ruante trashëgiminë e tij në histori.

Ai vetë zgjodhi se kur dhe ku do të ndodhte vdekja e tij: kishte detyruar Brutin, Kasion dhe të tjerët që të shpejtonin komplotin duke shpallur një udhëtim në Persi.

Duke vrarë Cezarin, komplotuesit i siguruan atij pavdekshmërinë dhe vazhdimësinë e linjës së pasardhësve: ai kishte shpallur tashmë Oktavianin si pasardhës në një testament që kishte shkruar gjashtë muaj para vdekjes, shkruan “Express”.

Napoleon Bonaparti (1769-1821)

I helmuar ngadalë prej një agjenti francez?

Ishte data 5 maj 1821, kur Napoleon Bonaparti 51 vjeç, që kishte tronditur Evropën gjeti vdekjen në ishullin Shën Helenë, Atlantiku jugor.  Ai gjatë qëndrimit 6-vjeçar në këtë ishull ishte mjaft i sëmurë.

Pas vdekjes u shpall se kanceri ishte arsyeja e vdekjes së tij, por kjo hipotezë duket e besueshme, duke ditur që babai i tij kishte vdekur nga e njëjta sëmundje.

Gjithsesi duke analizuar më tepër, duke e pabesueshme, pasi kanceri nuk mund të shpjegojë zgjatjen e dhimbjeve të barkut në një hark kohorë kaq të gjatë.

Por Napoleoni ndërroi jetë obez dhe jo i dobësuar siç ndodh zakonisht me ata që vdesin prej kësaj sëmundje. Një prej mjekëve që bëri autopsinë, Francesco Antommarchi, refuzoi të firmosë relacionin që fliste për kancer.

Mendohet se perandori ishte helmuar dalëngadalë nga një agjent francez që e ndëshkonte për krimet.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë vrasjen mund ta ketë kryer Konti Charles de Montholon, një aventurier misterioz, që u bë një njeri i besuar i Napoleonit në Shën Helenë.

Misioni i tij ishte që ta helmonte me doza të vogla helmi, kloruri merkuri. Prandaj kjo e justifikon arsenikun e gjetur në flokët e Napoleonit. Ndërkohë një tezë tjetër thotë që  Napoleoni ka vdekur pasi ka thithur arsenik prej letrës së mureve.

Abraham Lincoln (1809-1865)

A u vra nga shërbimet e fshehta jugore?

Ishte dita e premte 15 prill 1865, kur një shkrimtar me emrin John Wilkes Booth mbërriti në zonën presidenciale të Teatrit Ford në Uashington.

Ndërkohë 56-vjeçari Abraham Lincoln ishte duke parë komedinë muzikore Our American Cousin. Ai e goditi Presidentin me një pistolet duke e lënë të vdekur në vend. 

Booth kishte bashkëpunëtorë që u rrethuan menjëherë. Ajo që u quajt “teoria e komplotit të thjeshtë” vërtitet përreth tezës që Booth dhe miqtë e tij ishin përpjekur më parë të rrëmbenin Lincolnin dhe në një moment të dytë vendosën për vrasjen.

Ata që flasin për një “komplot të madh” mbështesin hipotezat më të përhapura, mes të cilave ajo sipas të cilës Lincolni ka vdekur me urdhër të Papa Piut IX. Nga këto hipoteza vetëm disa janë të qëndrueshme.

E para thotë që Lincoln ka qenë viktimë e një komploti të urdhëruar nga shërbimet e fshehtë të jugorëve; hipoteza e dytë thotë që presidenti është vrarë në vijim të disa mosmarrëveshjeve brenda vetë partisë së tij, të ushqyera nga ministri i Luftës, Eduard Stanton, i cili kundërshtonte Lincolnin në lidhje me vendimin për të mos marrë vendim për ndëshkime ndaj jugut.

Prandaj teza e një komploti të jugorëve konsiderohet nga historianët si shpjegimi më i besueshëm.

Josif Stalin (1878-1953)

Helmuar për të shmangur një Luftë të Tretë Botërore?

Në mëngjesin e 5 mars 1953, në moshën 74-vjeçare mbyll sytë përgjithmonë diktatori më i madh i shekullit të XX, Josif Stalin. Zyrtarisht thuhet se Stalini vdiq nga një hemorragji cerebrale, edhe pse të paktë janë ata që besojnë këtë version.

Mbrëmjen e 28 shkurtit 1953, udhëheqësi sovjetik mblodhi ata më besnikët e tij, Beria, Malenkov, Bulganin dhe Hrushov. Më parë panë një film në Kremlin, pastaj shkuan në banesën e Stalinit në fshat dhe nisën të pinë përgjatë gjithë natës.

Kur mysafirët u larguan, Stalini lajmëroi truprojat e tij se të nesërmen do të flinte deri vonë.

Askush nuk hyri në dhomën e tij të gjumit deri në orën 22:00 të mbrëmjes së ditës tjetër, kur u gjet pothuajse I pajetë. Kur mbërriti mjeku, Stalini kishte vdekur.

Një tryezë e rrumbullakët e përbërë nga historianë dhe “dëshmitarë”, që u mblodh në Kongresin amerikan në vitin 2003 konkludoi se diktatori kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Djali i Hrushovit,  Sergei, kundërshtoi dhe u duk se mbërriti deri në pikën ku akuzoi të atin për vrasjen.

Klaus Larres, moderatori i tryezës së rrumbullakët, si dhe Raymond Garthoff i CIA u shfaqën skeptikë për “vdekjen natyrore”. Shumë shkrimtarë deklaruan se ishin dakord me teorinë e vrasjes, duke thënë se kreu i truprojave të Stalinit e kishte helmuar atë me një injeksion, me urdhër të Berias.

Kjo tezë bazohet në lajmin, e dhënë nga vetë Stalini, për qëllimin e një mjeku hebre për të kryer atentat ndaj jetës së tij si dhe vendimin e mëpasshëm për të prishur çdo lloj marrëdhënieje me Izraelin.

Besnikët e tij druheshin se mos diktatori kishte për qëllim që të persekutonte hebrejtë, një fakt që do të shkaktonte më pas një luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendra e lëvizjes sioniste, thotë “Express".

Pra mendohet që kanë qenë njerëzit më të afërt të Stalinit që e kanë helmuar, për të shmangur një luftë të tretë botërore por edhe për të shpëtuar lëkurën: thuhet që Stalini kishte ndërmend të spastronte të gjithë Byronë Politike.

John F. Kennedy (1917-1963)

A u vra nga mafia?

Është ende e regjistruar vreasja e tij, ku shokoi mbarë opinionin botëror. Më 22 nëntor 1963, në moshën 46-vjeçare, John F. Kennedy që u vra hipur mbi një makinë e cila po përshkonte rrugët e Dallasit.

Lee Harvey Osëald u arrestua për vrasjen, por më pas u vra edhe ai vetë, përpara se të merrej në pyetje, nga dora e Jack Ruby.

Komisioni Warren, që kreu investigimin në vitin 1964  tha se Oswald kishte vepruar i vetëm dhe që ishin tre të shtëna, ku plumbi i parë nuk e kish goditur shënjestrën, ndërsa i dyti kishte goditur presidentin në kokë.

Duket se plumbi i tretë i kishte hyrë në shpinë, kish kaluar në qafë dhe kish dalë nga fyti, përpara se të përfundonte në shpinën e Guvernatorit të Teksasit, e përpara se të gjendej në një barrelë në spital.

Eshtë i ashtuquajturi “plumbi magjik” që ka bërë aq shumë të debatojnë ata që nuk besojnë në teorinë e vrasësit të vetmuar.

Por në vitin 1979 një komision i krijuar posaçërisht për të hetuar rastin arriti në përfundimin se Kennedy ka qenë viktimë e një komploti mes të dyshuarve kryesorë ishte mafia, duke qenë se mendohet se Kennedy e kishte përdorur për të fituar zgjedhjet presidenciale në vitin 1960, për t’i kthyer pastaj shpinën sapo kish arritur objektivin.

U përmend edhe një emër: kryemafiozi i njohur Johnny Roselli mendohej se ishte truri i atentatit. Ky version ka gjetur konsensus edhe mes më skeptikëve.

Në fakt, dëshira për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje shtyu një numër gjithnjë e më të madh historianësh që të mbështesin teorinë e komplotit mafioz.

Pavarësisht dyshimeve të shumtë, ata që besojnë në këtë teori komploti bazohen në katër pika kyçe:

1- prova e filmimit të xhiruar nga Abraham Zapruder, ku shihet koka e Kennedy që shkon pas, sikur goditja të jetë ballore;

2- pamundësia e teorisë së “plumbit magjik”;

3- vrasja e një personazhi tashmë telashendjellës si Oswald nga dora e një pjesëtari të malavitës i lidhur me mafian;

4- rrethanat e çuditshme të vdekjes së 21 dëshmitarëve të vrasjes në tre vitet pas atentatit;

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat