Mashtrimi – 1 milion makinat që fshehin një sekret të tmerrshëm

Speciale

Mashtrimi – 1 milion makinat që fshehin një sekret të tmerrshëm

Nga: Marrë nga Huffington Post Më: 20 shtator 2014 Në ora: 19:06

Vetëm se një makinë e përdorur është e lirë dhe duket në rregull gjatë testit në rrugë, kjo nuk do të thotë se është e sigurt për t’u blerë.

Kriminelët kanë gjetur mënyra për t’i fshehur dëmet e jashtme të makinave të përdorura, duke i bërë ato të pranueshme për në treg, edhe pse mund të jenë rregulluar pas një aksidenti të ndodhur së fundmi, apo prej përmbytjeve gjatë një uragani.

Kur kompanitë e sigurimeve e cilësojnë një makinë si “mall të humbur” pas një aksidenti apo përmbytjeve, ligji në shumicën e shteteve amerikane, kërkon që pronësia t’i jepet markës. Kjo e fundit, e damkos makinën si mall i dëmtuar për të gjithë pronarët e mundshëm të së ardhmes, por ka mënyra që kjo të fshihet.

Më parë, bëhej duke përdorur kimikate. Sot, skanerët dixhitalë dhe rregullimi i fotove, përdoren për të printuar dokumente dhe regjistrim të ri. Ose makinat mund të riregjistrohen në shtete të ndryshme, derisa marka e makinave të dalë nga qarkullimi.

Për shkak se në Amerikë nuk ka ligj për dokumentet e makinave, kjo krijon hapësirë për mashtruesit të bëjnë ç’të duan me makinat e vjetra, duke i bërë ato të duken të padëmtuara. Jo vetëm që klientët zhvaten, por jeta e tyre vihet në rrezik nëpër autostrada.

Megjithatë, mashtrimi është i një shkalle të lartë: sipas “CarFax”, në SHBA, 800 mijë makina dhe të paktën 500 taksi, pësojnë fshirje të historisë dhe shiten si “pa cene”.

Joanna Zumhagen, një e re që banon në Uashington, e di këtë më mirë se kushdo. Në vitin 2011, ajo bleu një makinë të përdorur për 3500 dollarë. Brenda disa muajve, filluan problemet. Zumhagen, e cila është 23 vjeçe dhe punon si menaxhere marketingu për një organizatë jofitimprurëse, po ngiste makinën, kur dëgjoi një zhurmë të pazakontë dhe iu bë e pamundur ta vazhdonte rrugën më tej.

Kur e çoi te mekaniku, zbuloi të pabesueshmen. Motori ishte tërësisht i shkatërruar. Në disa vende, – tregon ajo, – ai ishte ngjitur me ngjitëse plastike. Kur kërkoi një raport historie për makinën e saj, ajo zbuloi të vërtetën se makina e saj ishte shpëlarë nga identiteti i vërtetë. Ajo ishte aq e shkatërruar si makinë, saqë kompania e sigurimeve, kishte vendosur se nuk ia vlente barra qiranë ta rregullonte.

Çfarë i ndodhi Zumhagen nuk është e pazakontë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2012, në SHBA u shitën 425 mijë makina të dëmtuara. Numri i saktë i makinave me identitet të fshirë, nuk mund të bëhet i ditur, por sasia e tyre është e madhe dhe problemi serioz.

Vetëm në Misisipi, brenda dy viteve 2004-2006, ishin manipuluar 17 mijë makina. Pas uraganit “Sendi”, filloi stuhia e makinave të përdorura dhe me shumë gjasa, jashtë përdorimit, që u shitën në treg.

Pas uraganit “Katrina”, u propozuan masa legjislative për të ndihmuar klientët të identifikonin makinat e përdorura që ishin shkatërruar, apo përmbytur, por projektligji nuk u miratua.

Një pjesë e problemit të këtyre makinave qëndron pikërisht në mungesën e ligjit federal. Fakti që disa shtete nuk parashikojnë masa ligjore për makinat e ardhura nga përmbytjet. Kjo i lejon njerëzit që të sjellin një makinë që është përmbytur gjatë një uragani në Florida, në një shtet që nuk ka probleme të tilla me katastrofa natyrore dhe që ligji i të cilit nuk e parashikon situatën, për t’u “pastruar” dhe për t’u shitur.

Makinat me të shkuar të errët janë tepër të rrezikshme për t’u përdorur. Nëse një autoveturë është përmbytur apo rindërtuar pas një përplasje, airbag-u mund të mos funksionojë. Dhe kjo gjë i vë njerëzit në rrezik.

Prova e ngarjes së një makine përpara se ta blesh nuk është e mjaftueshme. Klientët duhet të punësojnë një mekanik specialist, për të inspektuar makinën përpara një blerjeje dhe duhet të kërkojnë historinë e makinës.

Si masa shtesë, klientët duhet të kontrollojnë për shenja përmbytje në makinë, si për shembull ndryshku pas pedaleve të gazit dhe frenave, apo nëse tapiceria është e re, apo është pastruar. “Shpesh ne biem në dashuri me një makinë dhe shenjave që janë në të nuk u kushtojmë rëndësi”, – thotë një ekspert.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat