Gladiatorët, jeta e heronjve të Koloseut

Speciale

Gladiatorët, jeta e heronjve të Koloseut

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:45

Romakët e lashtë shihen gjithnjë si origjina e qytetërimit të botës perëndimore, por ata i konsideronin përballjet e gladiatorëve si një formë argëtimi normale. Kathleen Coleman e përshkruan se si vazhdoi kjo histori dhe bën një shqyrtim të shoqërisë që pranoi këto barbarizma. Sot, ideja e luftimit të gladiatorëve deri në vdekje, dhe në një amfiteatër ku merrte pjesë një audiencë entuziaste, tregon thellësitë në të cilat Perandoria Romake po zhytej. Për vetë romakët, ajo arenë ishte një nga karakteristikat e civilizimit të tyre. Shumë pak zëra bashkëkohorë pyesnin për moralin që përcillte lufta e gladiatorëve. Madje dhe vetë epitafet e gladiatorëve përmendin profesionet e tyre pa turp, falje apo keqardhje. Kush ishin këta gladiatorë, dhe cili ishte roli i tyre në shoqërinë romake?
Romakët besonin se, gladiatorët e parë ishin skllevër, të cilët përdoreshin për të luftuar deri në vdekje. Gjatë funeralit të aristokratit të shquar, Junius Brutus Pera, 264 vjet para Krishtit, shënohet “ndeshje” e parë mes gladiatorëve. Ky spektakël u organizua nga njerëzit e Junius në nderim të kujtimit të tij.
Me kalimin e kohës, spektakli i gladiatorëve u nda nga konteksti i funeraleve, dhe organizohej nga të pasurit si mjet për të shfaqur pushtetin dhe influencën e tyre në komunitetet lokale. Lajmërimet për përballjet e gladiatorëve kanë mbijetuar në Pompei, të pikturuara nga piktorë profesionalë nëpër muret e jashtme të qytetit. Sa më i madh të ishte numri i gladiatorëve që merrnin pjesë, aq më tërheqëse bëheshin ndeshjet dhe akoma më bujarë ishin sponsorët dhe akoma më shumë joshës ishte spektakli.
Shumica e gladiatorëve ishin skllevër. Ata i nënshtroheshin trajnimeve rigoroze, të ushqyer me dieta të pasura në energji dhe nën kujdesin mjekësor të ekspertëve. Ata ishin një investim i shtrenjtë.
Për një gladiator që vdiste në luftë, trajneri mund të ngarkonte sponsorin e spektaklit fatal me një çmim 100 herë më lartë se sa gladiatori që mbijetoi. Një gjë që ishte për t’u çmuar ishte fakti që disa gladiatorë nuk ishin skllevër, por vullnetarë të lindur. Pagesa ishte më e ulët për ata vullnetarë, pasi bënin betimin si gladiatorë. Ky betim do të thoshte se, pronarët e tyre vendosnin sanksione mbi jetën e gladiatorit, duke e asimiluar atë në statusin e një skllavi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat