HERETIKET/Në turrën e druve

Speciale

HERETIKET/Në turrën e druve

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:29

“E vërteta është një, gabimi shumëfishohet”. Ai që e shkruajti nuk ishte një shkencëtar dhe nuk fliste për një formulë matematikore. Sentenca është e Tertulianit, filozof i shekullit II-III, bashkë me Shën Agustinin, një prej intelektualëve të mëdhenj të krishtërimit të shekujve të parë. Dhe aludon për të vërtetën e doktrinës: një, e zbuluar dhe mbi të gjitha e autorizuar nga kisha. Kush nuk e pranonte konsiderohej heretik. Ashtu si ata që, pa lejen e Kishës, predikonin “interpretime të lirë” të mesazhit të Jezusit.

Përjashtuar

Eshtë ky, i thjeshtëzuar disi, parimi i herezisë, nga fjala greke airesis (“zgjedhje”), një term fillimisht neutral që përgjatë historisë së krishtërimit mori një vlerë negative, duke përfaqësuar një doktrinë apo një pohim që binte ndesh me parimet e Kishës. Një Kishë qënjohu shumë herezi: që nga to në debatet për Trinitetin dhe natyrën e Jezusit në shekujt e parë, deri në ato mesjetare, e deri në të ashtuquajturat herezi të arsyes të Giordano Brunos dhe Galileo Galileit, në vitet ‘500-‘600.
Nëse mosmarrëveshjet e para doktrinale përballoheshin nga Shën Pali, nga Baballarët e Kishës dhe nga këshillat – duke filluar nga ai i Nikeas i vitit 325 – të ngritur për të zgjidhur problemet doktrinalë, ato të mëvonshmet ishin më të artikuluara. Ndërkohë që formohej ortodoksia, dhe pasi krishtërimi u bë fe shtetërore (në shekullin IV) u bë e domosdoshme t’u jepej përgjigje dilemave të krijuara prej hierarkive që po lindnin. Kleri kishte të drejtë të ekzistonte? Nëse po, duhej të ishte i pasur apo i varfër? E Mira (Zoti) dhe e Keqja (Satanai) janë entitete të dallueshëm? Njeriu shpëtohet me besimin apo përmes veprave? Përgjigja (e vërteta e Tertulianit) mund të ishte vetëm një. Po kush e vendoste? Në fillim, doktrina e Kishës u vendos prej këshillave. “Por, në Mesjetë, ata që vunë rregull ishin universitetet e lindur në shekujt XI dhe XII: Bolonja në Itali dhe Parisi në Francë”, shpjegon Vincenzo Lavenia, docent i historisë moderne në Universitetin e Maceratas dhe bashkëautor i “Fjalor historik i Inkuizicionit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat