10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin tani në botë

Speciale

10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin tani në botë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 13:38

Këto janë 10 “lëvizjet” politike, ekonomike, të sigurisë e shëndetësisë që po ndodhin tani në botë.
1. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka akuzuar Rusinë “për agresion të drejtpërdrejtë”.

2. Zyrtarë të NATO’s do të takohen të premtën ku do të bëjnë të ditur edhe planin për krijimin e një force prej 4 mijë trupash që do të jenë të gatshme të operojnë në Europën Lindore”.

3. Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se policisë britanike mund t’i jepet fuqia që të konfiskojë pasaportat e qytetarëve britanikë, në përpjekje për të parandaluar bashkëpunimin e tyre me me ISIS.

4. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, planifikon të testojë vaksinat e para kundër virusit Ebola.

5. FBI do të marrë pjesë në një hetim për të zbuluar se kush janë hakerët që kanë postuar ‘online’ qindra fotografi nudo të njerëzve të njohur.

6. Më 18 shtator 2014, mbahet referendumi për pavarësinë e Skocisë.

7. Forcat amerikane kanë sulmuar grupin terrorist Al-Shabaab në Somali.

8. Presidenti francez, Franvois Hollande dhe presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, janë pajtuar se dy kërcënimet më të mëdha ndaj ekonomisë në Europë janë deflacioni dhe rritja e ngadalshme ekonomike.

9. Qeveria amerikane ka kërkuar zyrtarisht lirimin e tre amerikanëve që janë arrestuar në Korenë e Veriut.

10. Autoritetet meksikane janë duke hetuar se pse ka ndodhur që një numër i madh peshqish, përkatësisht 53 ton janë gjetur të mbytur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat