Vajza e diktatorit Saddam Hussein kërkon hakmarrje, sponsorizon ISIS dhe ëndërron rikthimin në pushtet (Foto)

Speciale

Vajza e diktatorit Saddam Hussein kërkon hakmarrje, sponsorizon ISIS dhe ëndërron rikthimin në pushtet (Foto)

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 10:01

Vajza e Saddam Hussein kërkon hakmarrje. Me milionat e saj, Raghad Hussein sponsorizon terroristët e Shtetit Islamik. Si shumë pasues të babait të saj, edhe ajo ëndërron për kthimin në pushtet
Vajza e madhe e Saddam Hussein, Raghad, është e njohur për jetën e saj luksoze në mërgim në Jordani.

Atë mund ta gjesh në dyqanet më luksoze të bizhuterive dhe të stilistëve të famshëm në Amman.

Kur 45 vjeçarja shfaqet përpara dyerve të dyqaneve me truprojat e saj, shitësit fërkojnë duart nga gëzimi.

Edhe kirurgët më të famshëm plastikë në qytet e konsiderojnë atë si një kliente të rregullt- ajo ka bërë hundën, gjoksin, unazat e syve.

Dikur ajo ishte përshtatur me ideologjinë e partisë Baath të babait të saj: laike, moderne, nacionaliste.

Tani krejt papritur Raghad ka zbuluar besimin. Në qershor ajo u shpreh e gëzuar për përparimin e milicisë terroriste “Shteti Islamik” në Irak.

Normalisht ajo shprehet shumë rrallë politikisht.

Ky është edhe një kusht që familja mbretërore jordaneze të ofrojë mbrojtje për të.

Në vitin 2007, Interpoli lëshoi një urdhër arresti për të, për shkak se kishte mbështetur kryengritjen kundër amerikanëve.

Por Jordania nuk e dorëzoi atë.

Tani vajza e Hussein po sponsorizon radikalët.

Pasuria e saj përllogaritet në miliona me dy shifra para.

Është ora e hakmarrjes për anëtarët e rrëzuar të partisë Baath. Fillimisht ushtarakët e rangut të lartë si Fadel al- Hajali, Adnan al- Sweidawi dhe Abu Ali al- Anbari, që humbën gjithçka me rrëzimin e Saddam Hussein, janë në borderotë e ISIS.

Ata tani po festojnë rikthimin e vajzës së diktatorit.

Një ushtarak i lartë irakian i tha NY Times se një ish- gjeneral i Hussein e merrte vazhdimisht në telefon dhe e luste që të rikthehej në ushtri.

Tani ish- gjenerali e kishte marrë sërish në telefon.

“Tani luftoj për IS,” i kishte thënë. “Prit se do të vijmë dhe do u presim copa- copa”.

Edhe dora e djathtë e Hussein, Issat Ibrahim al- Duri dhe i besuar i vajzës së Hussein, tani bën propagandë për ISIS.

Raghad Hussein i ngjan babait të saj.

Ajo është një njeri i pushtetit, njësoj si ai. Dikur thuhet se tradhtoi edhe burrin e saj.

Në vitin 1995, ai kishte tentuar që të rrëzonte nga pushteti vjehrrin.

Me Raghad dhe me miliona në bagazhe ai shkoi në Jordani dhe flirtoi me amerikanët dhe britanikët.

Por interesi perëndimor dështoi shpejt.

Në vitin 1996, familja u kthye e zhgënjyer në Bagdad.

Raghad u nda nga i shoqi. Babai i saj vrau dhëndrin dhe e retushoi nga fotot e familjes.

Që prej atëherë, Raghad Hussein është duke pritur me padurim që të ndjekë gjurmët e babait.

Menjëherë pas rënies së diktatorit, ajo shpalli ambiciet e saj. Pushteti i takonte asaj si vajza më e madhe, jo të tjerëve.

Që prej ekzekutimit të babait, ajo ka kultivuar mitin e tij.

Një faqe në Facebook e saj publikon rregullisht foto familjare të Hussein.

Krejt papritur diktatori shfaqet në këto foto si besimtar.

Në vend të Saddam-it me uiski në dorë shohim diktatorin me Kuran dhe me rroba të thjeshta, duke bërë peligrinazh në Mekë, ndërsa diçitura e fotos është: Dëshmorët e Bashkësisë Islame.

*Spiegel

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat