Pesë gjëra që ne nuk i dimë mbi Shtetin Islamik

Speciale

Pesë gjëra që ne nuk i dimë mbi Shtetin Islamik

Nga: Yassin Musharbash Më: 29 gusht 2014 Në ora: 14:35

Pohimet që ne mund të prekemi nga një fenomen, prej atyre mbi të cilët ne dimë shumë gjëra, janë po aq të rëndomta sa edhe prej atyre mbi të cilat ne nuk dimë shumë. Nëse e di se nuk di shumë, ajo pak çka unë nuk di, ka më pak peshë. Në rastin e Shtetit Islamik (IS), domethënë të Kalifatit që ka shpallur lideri i tyre Abu Bakr al-Baghdadi në rajonet mes Sirisë e Irakut, këto mendime janë më se të rëndësishme. Unë i kam vëzhguar organizatat që i kanë paraprirë kësaj organizate qysh në vitin 2005; dhe pikërisht për këtë arsye, kam renditur këtu një listë prej pesë pyetjesh, përgjigjet e të cilave, sipas mendimit tim, ne nuk i dimë. Sidoqoftë, jo në një masë që ne na lejon parashikime serioze.

1. Sa kontroll ka Abu Bakr al-Baghdadi?

Është plotësisht e diskutueshme, nëse ai është vërtet shefi e lideri i IS-it, që paraqet kapitalin teologjik të organizatës dhe që mbart vendimmarrjen (në rolin e jo më pak se të një kalifi) mbi vendime të rëndësishme me ndërgjegje e fuqi të plotë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë me domosdo se ai mban në duar kursin ushtarak apo njohuritë e detajuara të operacioneve ushtarake të Shtetit Islamik. Por, atëherë, në çfarë marrëdhënieje është ai me komandantët në terren? Sa hapësirë të lirë për vendime të pavarura kanë ata? A është Al-Baghdadi një makro apo një mikromenaxher? A do të vijojë ai të pyetet mbi gjithçka apo mos ai është një lloj “eminence gri”? Këto pyetje janë të rëndësishme edhe për këtë, se ka dëshmi se komandantë të ndryshëm kanë qenë ish-ushtarakë të Partisë Baath. Marrëdhënia me Kalifin për këtë arsye, është shumë interesante. Ne do ta njihnim IS-in më mirë, nëse do të dinim më shumë rreth këtyre çështjeve.

2. A ka IS-i një plan për ekspansion?

Dhe me këtë, unë po flas mbi një plan, një plan ushtarako-taktik. Jo thjesht mbi një përqasje ideologjike të asaj që ata duan të arrijnë. Luftëtarët dhe kuadrot drejtuese të tyre, deri më tani i kanë shpallur si synime të tyre, qytetet irakiane Samarra e Naxhaf dhe natyrisht edhe Bagdadin; përveç Irakut edhe Jerusalemin, Mekën dhe Damaskun (por këtu luan rol edhe ideologjia); fundja mund të ishte edhe vetë Roma. Por, më së shumti, kjo është menduar si një simbol. Sidoqoftë, ne na mungon një ide për atë se si e imagjinon IS-i në javët apo muajt në vijim. Nëse ata arrijnë të konsolidohen në Mosul dhe Raka, dy qytete të mëdha, siç i trajton IS-i, para se të sulmojnë një qytet tjetër të madh? Apo do të sulmojnë në Irakun Verior, siç e rekomandojnë disa ekspertë? Apo mos ndoshta drejt Jugut, siç e profetizojnë disa të tjerë? Mua më duket se arsyeja në të dyja rastet, është më shumë ndjesi sesa e bazuar në fakte. Sidomos më shumë do të doja të dija sesa me seriozitet do të ndiqet e zbatohet plani i Al-Baghdadit, pasi unë mendoj se, në këtë rast, IS-i do të zgjerohej, duke kërcënuar shumë seriozisht, çka në rastin më të favorshëm, do të thoshte, nga ana tjetër, si reagim, edhe marrjen fund të Kalifatit. Ndoshta kuadrot e IS-it janë shumë afër idesë e mundësisë së arritjes së aleancave në qytete të tjera, për t’i marrë në një farë mënyre kalatë nga brenda. Ne nuk e dimë. Ose të paktën unë nuk e di.

3. A do të kryejë Al-Baghdadi sulme mbi Perëndimin?

Tek Al-Kaeda e kanë ditur shpesh relativisht mirë se për çfarë luftohej dhe kush ishte. Pasi rrjeti i Bin Ladenit shpallej hapur e me krenari për interesat që deklaronte. Si indekse orientuese vlen ideja se Al-Kaeda nuk godiste thuajse kurrë kuturu, para se të kërcënonte më parë apo të paralajmëronte dhunshëm. Por IS-i nuk është Al-Kaeda dhe ne nuk e dimë nëse Al-Baghdadi ndoshta mendon plotësisht ndryshe. Ndoshta ai planifikon ndërkohë sulme në Perëndim dhe nuk flet për to. Ndoshta atij nuk i intereson dhe aq shumë Perëndimi. Ose të paktën, kështu duket në këtë fazë.

4. Komunikon IS-i me filialet e Al-Kaedës?

isA është e mendueshme se ne një ditë do të zgjohemi dhe do të dëgjojmë një deklaratë të filialeve të Al-Kaedës në Gadishullin Arabik dhe në Afrikën Veriore, të cilëve kalifët u binden? Mua më duket më e mundshme kjo, dhe do të ishte një goxha zbulim. Një worst case scenario (skenari më i keq). Me një goditje, Al-Baghdadi do të kishte me mijëra luftëtarë të rinj në disa shtete dhe rajone trazirash, që do të propagandonin në emër të tij. Ky hap do të thoshte në të njëjtën kohë, edhe fundin e Al-Kaedës, por për IS-in do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Në fakt, Al-Kaeda deri më tani nuk është shprehur fare për Shtetin Islamik, IS-in; ka simpatizantë në terren në rajonet që përmendëm në Afrikë Veriore e Gadishullin Arabik, por ajo çka nuk dimë, është: a ka kanale komunikimi me Al-Baghdadin? A po negociohet ndërkohë?

5. Sa të qëndrueshme janë aleancat e IS-it?

IS-i ka bashkëpunuar me kuadrot e ish-Partisë Baath dhe liderë tribalë të sunitëve, për të marrë kontrollin në qytetet e Mosulit e lokalitete të tjera. Por sa të qëndrueshme janë këto aleanca? Kush përfiton, kush ndihet i tërhequr prej veshi, kush prej tyre është i pakënaqur? Çfarë roli luan paraja në këtë kontekst? Ka shumë pyetje të tjera që ngrihen rreth IS-it, por për momentin, për mua këto janë më emergjentet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat