Personi i kërkuar: Vrasësi i James Foley

Speciale

Personi i kërkuar: Vrasësi i James Foley

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 07:54

Për disa gazeta britanike nuk ka dyshim se kush është vrasësi i gazetarit amerikan, James Foley: Një ish-repist britanik me origjinë egjiptiane duhet ta ketë vrarë gazetarin amerikan në Siri. Këngëtari i Hip-Hop pas radikalizimit, ka shkuar në Siri, ku para disa muajsh ka postuar në twitter një foto me kokën e prerë të një njeriu. Nuk ka ende konfirmim zyrtar, por edhe ambasadori britanik në SHBA, tha për CNN, se ai pret po që së shpejti hetuesit të publikojnë emrin e autorit të krimit.

Akcent tradhtues

Megjithëse autori është tërësisht i mbuluar, në videon e transmentuar për hetuesit ka elementë që japin të dhëna për hetimet. Pika kryesore është zëri i autorit që dëgjohet në video, me një akcent të qartë britanik ai mban një fjalë propagandistike.
John O'Regan, linguist në Institutin për Edukimin në Universitetin e Londrës, madje mund ta lokalizojë edhe më shumë prejardhjen e këtij personi. Tek ai dëgjohet një anglishte londineze multikulturore. Autori përpiqet të flasë në formë të zgjedhur dhe me një gjuhë formale, duke u përpjekur të shqiptojë saktë P dhe Q, shpjegon eksperti për agjencinë e lajmeve AP.

Por zëri i tij jep edhe të dhëna të tjera: "Secili prej nesh ka një artikulim të caktuar për shkak të konstruktit të nofullës", thotë eksperti për terrorizmin i televizionit ARD, Paul Elmar Jöris. "Këto shenja nuk ndryshohen dot, aparate të caktuara mund t'i paraqesin ato në mënyrë grafike. "Pasi të merren mostra të tilla të zërit, mund të fillohet me krahasimin e provave të zërave të mbledhur.

Krahasim akustik

FBI apo edhe shërbimet sekrete britanike që merren me rastin e Foley-it mund të përdorin për këtë video të tjera online apo bisede telefonike të regjistruara, me qëllim të ngushtojnë sa më shumë rrethin e të dyshuarve. Edhe Gjermania ka ekspertë, po ashtu edhe Interpoli, të cilët janë specializuar me deshifrimin e zërit. Në fund pyeten edhe dëshmitarë nga rrethi i të dyshuarit, sqaron Jöris metodat e punës së autoriteveve. "Bëhet një krahasim akustik me qëllim nga ana e kriminalistikës të përcaktohet qartë: "Po ky është njeriu që kërkohet."

Përzgjedhja e fotografive

Por jo vetëm zëri jep informacione mbi përcaktimin e identitet të personit. Sytë e autorit përmes një prerje të vogël shohin drejt e në kamera. "Me këtë mund të përcaktohet qartë sa është distanca mes syve" shpjegon Jöris. Po qe se gjenden një numër i caktuar i shejave të pandryshueshme, kjo mund të ndihmojë në identifikimin e personit.

Luftëtarët në moshë të re të shtetit islamik kanë publikuar shpesh në profilet e tyre dhe postojnë shpesh nga rajoni i luftës duke u krenuar me krimet. Peter Neumann nga King's College në Londër mendon se autorët e rinj në moshë krimeve nuk dinë gjë tjetër - ata janë shumë të lidhur me kulturën online.

Gjurmë në rrjet

Madje edhe kush nuk poston me emrin e tij të vërtetë jep të dhëna për veten dhe origjinën e tij e të miqve. Edhe ekstremistët islamistë që presin koka njerëzish do të komentonin online klubin e tyre të dashur futbollistik, mendon Neumann. Kështu mblidhet shumë shpesh material për të dyshuarit. Interneti ndihmon shumë në gjetjen e gjurmëve të të dyshuarve. Ekspertët IT përpiqen të zbulojnë se nga cili kompjuter është dërguar video në internet, cilin shtet dhe rajon. Të dhënat digjitale ndihmojnë për këtë, po ashtu edhe vetë videoja. Një peizazh shkretëtire në sfond mund të krahasohet me të dhënat gjeologjike, madje edhe zhurmat e ambientit i ndihmojnë ekspertët në mbledhjen e të dhënave. Pra teknika luan një rol të rëndësishëm, po aq madje sa edhe marrja në pyetje nga organet kompetente.
Hetuesit përdorin për këtë të gjitha të dhënat - gjatësiën e trupit, formën e trupit, madje edhe linja e damarëve në kurrizin e dorëë së autorit mund të japë të dhëna për hetuesit. Këtu është e rëndësishme që heutesit të gjejnë foto të tjera për të bërë krahasimin. Në rrjetet sociale ky është problemi më i vogël. /dw

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat