Dosjet italiane të UFO-ve, Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

Speciale

Dosjet italiane të UFO-ve, Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 09:23

Në mos e kanë vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka pasur mendjen njeri, afër nesh mendohet se UFO-t kanë kaluar. Bëhet fjalë për fqinjin tonë, Italinë. Shumë shpejt do të hapen dosjet “X” italiane.
Bëhet fjalë për 12 mijë raste të shfaqjes së UFO-ve, nga viti 1900 e deri më sot, duke u përqendruar dhe në vitet e udhëheqjes së Mussolini-t. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrës Kombëtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, një tjetër studiues dhe shkrimtar i kësaj qendre, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional të dosjeve “X”

Kopjet e 18 dokumenteve sekrete të erës fashiste (shënime të shkruara me dorë dhe telegrame, si dhe raporte të ligjshme (në një prej dokumenteve shfaqet vizatimi i një UFO-je) janë bërë publike pak kohë më parë për publikun, por vetëm tani dokumentet e UFO-ve të kohës së Mussolini-t kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Antonio Garaviglia, një konsulent mjeko-ligjor italian ka kryer tekstet në dokumentet e Mussolini-t ndërkohë. Gjithçka filloi në vitin 1996, kur Roberto Pinotti mori një tufë shënimesh të shkruara me dorë, artikuj, të cilët mbanin vulën e “Senatit të mbretërisë”. Viti i shënuar është 1936 dhe agjenti sekret përdor thjesht emrin e tij të parë “Andrea” dhe gjithashtu përfshin një skicë të një “objekti fluturues misterioz”. “Është pikasur në mëngjes të së hënës dhe ishte një disk metalik i shkëlqyeshëm, me një gjatësi prej dhjetë apo dymbëdhjetë metrash. Dy avionë nga baza më e afërt u ngritën në qiell, por nuk ishin në gjendje ta arrinin. Objekti nuk lëshonte asnjë tingull. E di me siguri se është parë nga pilotë të tjerë… raporti ka mbërritur në duart e Ciano-s”, shkruhej në dokumente. Raporti i Andreas vazhdon: “Pas thuajse një ore u shfaq një tub metalik ngjyrë gri”. Andrea ka bërë dhe një skicë tjetër, sipas rrëfimit të një informatori të paidentifikuar, “A është përshkruar si një lloj siluri ajror, me dritare shumë të dukshme dhe me drita të bardha e të kuqe. B ishte në formën e dy kapeleve nga ato që përdoren nga priftërinjtë: e gjerë me një kube në qendër, metalike dhe e ndjekur nga siluri pa ndryshuar pozicionet e tyre”. Dokumenti përmend faktin se “Prefektura ka hapur një hetim, por mund të imagjinohet shumë mirë se sa pak do të ecë. Duçja shpreh shqetësimet e tij sepse bën të ditur se nëse bëhej fjalë për objekte ajrore angleze apo franceze, politika e tij e jashtme duhet të rifillojë nga fillimi”. Edhe pse raporti i Andreas është një prej shumë atyre që janë hapur kohët e fundit, përmbajtja e këtyre dokumenteve është sensacionale. Ato përshkruajnë një disk fluturues klasik dhe me disa rrëfime të njëjta, nga njerëz të ndryshëm, në vitin 1936. Gjithashtu, këto dokumente bëjnë të ditur se Mussolini dhe Ciano, liderët numër një dhe dy të Italisë në atë kohë shfaqen të interesuar për situatën. Në të vërtetë, dokumente të tjera që i kanë mbërritur “CUN” në mënyrë anonime, përmendin një departament misterioz të njohur si “Kabineti RS/33”. Ai duhej të merrej me hetimin dhe mbulimin e atyre që dokumentet klasifikojnë si “objekte ajrore të pazakonshme”. “Kabineti RS/33” kishte lidhje me policinë sekrete fashiste “OVRA” dhe me “Agenzia Stefani”, agjencia e lajmeve të regjimit të asaj kohe që kujdesej për përhapjen e propagandës fashiste. Shkencëtari më i famshëm italian, Giuglielmo Marconi ishte drejtor i Kabinetit, i cili përfshinte dhe shumë shkencëtarë, astronautë dhe inxhinierë të aeronautikës italianë. Kur filloi lufta, sekretet e Kabinetit u dërguan në Gjermaninë naziste. Siç thekson Lissoni, zërat e disqeve të nazistëve kanë pushtuar literaturën prej kohësh dhe një shkencëtar italian, Giuseppe Belluzo përmendet gjithnjë në lidhje me gjermanët Miethe, Schriever dhe Habermohl. Janë shkruar shumë gjëra të pasakta në lidhje me të ashtuquajturit disqe fluturuese naziste, por nuk dihet se saktësisht deri ku shkon e vërteta në këto raste. Emri i Miethe-s dhe shkencëtarëve të tjerë është konfirmuar dhe nga FBI-ja dhe dokumente të tjera gjermane dhe amerikane.

Anglia – korrik 2008

Në korrik të vitit 2008 ka qenë radha e Anglisë për të hapur dosjet. UFO-t dhe ufologjia vazhdojnë të jenë aktualitet, ndaj duhet pranuar se ato nuk kanë dalë kurrë nga moda. Hapja e dosjeve vjen me hapat e ndërmarrë nga qeveritë e ndryshme për deklasifikimin e dosjeve “X”, që kanë lidhje me çështjen. Në korrik të këtij viti ishte radha e Britanisë së Madhe, por në 2008-n i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori. Dokumentet më interesante janë ato që kanë lidhje me raportet e ish-KGB-së (127 faqe të dhënash për ngjarjet jonormale), si dhe një dëshmi që mbërrin në Ekuador. Në kufi të 44 rasteve të deklasifikuar, një zyrtar, Ulliam Salgago pranon pa asnjë hije dyshimi se “ka objekte fluturuese me origjinë jashtëtokësore në atmosferën tonë dhe se duhet të ndajmë hapësirën tonë me qenie të botëve të tjera”. Po pse këto qeveri po hapin dosjet në këtë kohë? “Fenomeni UFO është kthyer në një fenomen masiv, ka nevojë për një përgjigje”, shprehet Enrico Baçarini, drejtues i Qendrës Ufologjike Kombëtare (CUN) në Itali. Dhjetëra studime nga qeveri të ndryshme botërore, kanë prodhuar më shumë pyetje se përgjigje. Mbetet për të kuptuar tashmë nëse zgjedhja lidhet me mundësinë “Teoria e përshtatjes me fenomenin ndiqet nga shumë qeveri të vetëdijshme, jo gjithçka është thënë”, deklaron CUN. Frika është tek shoku kulturor që mund të shkaktojnë informacione të tilla. Ndërkohë, në gjithë botën rritet dëshira për alienët. Kjo ndodh, jo vetëm për përbërësit e jashtëzakonshëm të fenomenit, por edhe për faktin se po rritet gjithnjë e më shumë vetëdija se jeta nuk është pronë ekskluzive e tokës.

Libri blu
Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji. Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969. Projekti “Blue Book” kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t. Në kohën që “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm. Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën “Aktin e lirisë së informimit”, por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar. Rihapja e këtyre hetimeve u kërkua nga një panel pilotësh dhe oficerësh. “Libri Blu” konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen. Paneli, i cili përfshin ish-oficerë ushtarakë nga shtatë vende bën të ditur se të gjithë kanë parë UFO apo kanë kryer kërkime mbi këtë fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.

Mënyrat e komunikimit me alienët
CETI (Communication with Extraterrestrial Intelligence – Komunikimi me Inteligjencën Jashtëtokësore) është një degë e institutit “SETI”. “CETI” fokusohet në kompozimin dhe deshifrimin e mesazheve që mund të kuptohen teorikisht nga qytetërime të tjera teknologjike. Eksperimenti më i njohur i “CETI” ishte mesazhi i Arecibos në vitin 1974. “CETI” fokusohet në tre fusha komunikimi: gjuhët matematike, sistemet e ilustruara me figura, dhe sistemet e algoritmit të komunikimit:
“Astraglossa”
E publikuar në vitin 1953 nga Lancelot Hogben, përshkruan një sistem të kombinimit ët numrave në disas seri pulsimesh të shkurtra dhe të gjata. Në sistemin e Hogbenm pulsimet e shkurtra përfaqësojnë numrat ndërsa pulsimet e gjata shenjat e
Lincos (Gjuha kozmike)
“Lincos: Skicimi i një gjuhe për komunikim kozmik”, i publikuar në vitin 1960 nga Hans Freudenthal është një zgjerim i “Astraglossa” për të krijuar një gjuhë me qëllim të përgjithshëm që buron nga simbolet e matematikës bazë dhe logjikës.

Mesazhet e ilustruara me figura
Sistemet e komunikimit të ilustruar me figura synojnë të përshkruajnë koncepte matematikore apo fizike nëpërmjet diagrameve të thjeshtuara. Këto mesazhe nënkuptojnë se marrësit kanë të njëjtat aftësi vizuale dhe mund të kuptojnë matematikën dhe gjeometrinë bazë. Një kritikë e zakonshme e këtyre sistemeve është se ato pretendojnë një kuptim të përbashkët të formave specifike, të cilat nuk mund të jenë të tilla për speciet me vizion të ndryshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat