Koha kur politikanët amerikanë zgjidhnin problemet në dyluftim

Speciale

Koha kur politikanët amerikanë zgjidhnin problemet në dyluftim

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 17:19

Politika amerikane jo gjithmonë ka njohur dialogun dhe tolerancën, apo thjesht i janë përmbajtur shprehjes “Pajtohem të mos pajtohem me ty”. Ishte një kohë, kur politikanët amerikanë, duke pasur armiqësi me ndonjë person tjetër, vendosnin që të thërrisnin personin në fjalë në dyluftim dhe kështu ata zgjidhnin problemin e tyre. Shikoni se cilët politikanë kanë zgjedhur një praktikë të tillë.

Më 11 korrik 1804, 210 vjet më parë, dy politikanë amerikanë reaguan “ashpër” për shkak të ofendimeve që kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin. Kjo nuk tingëllon si diçka e jashtëzakonshme, pasi që dihet se ka shumë përçarje në mes të politikanëve të partive të ndryshme. Por, ish-zëvendëspresidenti Aaron Burr dhe ish-sekretari i Thesarit, Alexander Hamilton vendosën që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, në një dyluftim.
Ky dyluftim përfundoi me vdekjen e Alexander Hamilton dhe tashmë 210 vjet mbas, fatmirësisht politikanët nuk i zgjidhin në këtë mënyrë problemet e tyre- të paktën legalisht.

Problemet në mes të Burr dhe Hamilton kishin filluar që prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 1800, ku të dy politikanët kishin ofenduar njëri-tjetrin në publik. Dhe, ata zgjodhën që këto probleme t’i zgjidhnin në një dyluftim, të cilin ata e quanin “duel i nderit”, shkruan Business Insider.
Burr shpëtoi pa u lënduar fare, ndërsa Hamilton u plagos rënd dhe ndërroi jetë ditën tjetër në New York. Për shkak se vrasja ndodhi në këtë vend, Burr u përball me pasoja ligjore. Ai u përball me dy akuza, kryerje e krimit dhe vrasje me paramendim. Por për të njëjtën gjë, ish-zëvendëspresidenti Burr u akuza edhe në shtetin e New Jersey-t.

Burr u dënua me heqjen e të drejtës së votimit, të mos ushtronte të drejtën e avokatit dhe të mos shërbente si zyrtar publik për 20 vjet.
Duele të tilla në Amerikë kanë qenë të shpeshta, anipse pak vjet pas kësaj vrasje ajo u bë ilegale në pothuajse shumicën e shteteve, por se amerikanët e shihnin dyluftimin si një lloj forme për të ruajtur nderin e tyre.

Në mesin e emrave të shquar të Amerikës që kanë praktikuar këtë formë të “zgjidhjes së problemeve” ka qenë ehe Presidenti amerikan, Andrew Jackson i cili u ka shpëtuar 13 dyluftimeve, duke përfshirë këtu duelin e vitit 1806, ku la të vdekur kundërshtarin e tij. Dyluftim i rangut të lart politik ishte edhe ai i senatorit të Virgjinias John Randolph i cili u ndesh me Sekretarin e Shtetit Henry Clay, por të cilët fatmirësisht, dështuan të qëllonin njëri tjetrin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat