Shtetet me fuqinë më të madhe luftarake në botë

Speciale

Shtetet me fuqinë më të madhe luftarake në botë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 22:45

Ka vetëm një mënyrë të vërtetë për të krahasuar fuqinë ushtarake, dhe fatmirësisht nuk kemi pasur mundësi për të krahasuar përballjen direkte të vendeve të fuqishme në dekadat e fundit – pavarësisht situatës në Detin e Kinës Jugore, në Ukrainë, dhe luftërat në të gjithë Lindjen e Mesme.
Për një vlerësim të thjeshtë të fuqisë ushtarake, është marrë Indeksi i Global i fuqisë së luftarake, ku janë renditur 106 vende bazuar në më shumë se 50 faktorë, duke përfshirë buxheti i përgjithshëm ushtarak, fuqia e përgjithshme njerëzore në dispozicion, dhe sasia e pajisjeve që secili vend ka në arsenalin e tij përkatës.
Indeksi fokusohet në sasi, duke injoruar dallime të rëndësishme sasiore (për shembull 78 nëndetëset e Koresë së Veriut, të cilat nuk janë edhe aq shumë efektive). Aty gjithashtu nuk llogariten si faktor bazat bërthamore pa peshë në gjeopolitikën botërore. E gjithashtu nuk llogariten edhe vendet që nuk kanë dalje në det, për shkak të mungesës së marinës.
Businessinsider, ka krijuar një tabelë ku janë renditur 35 vendet me fuqinë më të madhe luftarake.
Investimi i Amerikës si forca më e madhe ushtarake në botë
SHBA në mënyrë të qartë vazhdon të prijë si shteti që shpenzon më së shumti në ushtri me një buxhet vjetor prej më shumë se 600 miliardë dollarë. Kina është vendi që vjen pas SHBA-ve me një prej 130 miliard dollarë, që ende vazhdon të jetë me investime me më pak se një e treta e shpenzimeve amerikane.
Ndërsa sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes të Stokholmit (SIPRI), SHBA ka reduktuar buxhetin e mbrojtjes me 7.8% kryesisht për shkak të tërheqjes graduale nga operacionet ushtarake jashtë shtetit, të tilla si në Afganistan dhe Irak.
Rusia ka rritur shpenzimet e saj të armëve me 88 miliard dollarë dhe në plan për të "modernizuar" arsenalin e saj të armëve.
Roli i transportuesve ajrorë
Transportuesit avionëve kontribuojnë në masë të madhe në forcën e përgjithshme ushtarake të një vendi. Këto anije masive u japin mundësi shteteve për të projektuar forcën e tyre përtej kufijve të tyre dhe në të gjithë sipërfaqen e globit duke funksionuar në thelb si një bazë e lëvizshme detare dhe ajrore.
Monopoli absolut i SHBA-së në këto anije në mënyrë të konsiderueshme rrit fuqinë e saj krahasuar me vendet tjera. SHBA ka vendosur një aeroplanmbajtëse drejt Gjirit Persik për të forcuar fuqinë e saj ajrore në det, përpara sulmeve eventuale kundër ISIS në Irak. Rusia ka vendosur më parë një aeroplanmbajtëse në Mesdhe për të shfaqur seriozitetin e saj në mbrojtjen e Assad-it në Siri.
Nëndetëset e Koresë së Veriut
Një anomali në indeksin Global të fuqisë luftarake është renditja e Koresë së Veriut si një udhëheqëse botërore për nëndetëse. Koreja e Veriut në fakt ka nëndetëse më shumë se çdo vend tjetër në botë.
Por këto nëndetëse janë pothuajse tërësisht të papërdorshme. Ato janë tejet të vjetërsuara të prodhuara që nga viti 1961. Këto nëndetëse kanë një gamë gjuajtjes vetëm deri në katër kilometra, ndërsa një nëndetëse moderne e SHBA-ve ka një gamë deri në 150 milje. (Përg
- See more at: http://lajmi.net/cilat-jane-35-vendet-me-fuqine-me-te-madhe-luftarake-ne-bote_100072567.html#sthash.Z9vy6KMN.dpuf

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat