Pas gjashtë vjetësh e gjen zemrën e djalit në një krahëror tjetër (FOTO)

Speciale

Pas gjashtë vjetësh e gjen zemrën e djalit në një krahëror tjetër (FOTO)

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 18:53

Familja Carter, pas vdekjes së djalit, zemrën e tij e kishte dhënë si donacion. Lexojeni historinë e pabesueshme, se si nëna, Freda, e ndiente zemrën e djalit të saj në një krahror tjetër.
Kur djali i Freda Carter, John, kishte vdekur nga kanceri në kokë, ajo dhe familja e saj e kishin marrë një veprim jashtëzakonisht të rëndë: organet vitale të djalit të tyre, përfshirë zemrën, të jepeshin si donacion për personat në nevojë. Kjo ishte edhe deshira e djalit të saj të vdekur, në moshën 33 vjecare. Pasi e kishin bërë këtë hap kaq human, krejt cka dinte Freda, ishte se zemra kishte kaluar tek një djalosh i quajtur Scott. Por rregullat e spitaleve nuk lejonin edhe informata shtesë për përfituesin e zemrës. Gjashtë vjet më vonë, Freda, ishte në mesin e shumë mysafirëve në një shërbim memorial, kur ajo e pa një djalosh me emrin Scott Rutherford, tash një djalosh plot shëndet, në moshën 20 vjecare, derisa po lexonte dicka për të pranishmit në ketë tubim.

“U ktheva kah bashkëshorti im dhe it hash: ‘Ky djalosh duhet të jetë ai që e ka marrë zemrën e John’it tonë”, tha Freda Carter.

“Dicka brenda meje, nuk e di se cka, e dinte që ishte ai.”.

Djali i saj i vdekur John’i, punëtor ndërtimor, kishte vdekur nga kanceri në vitin 2008, dhe pas vdekjes së tij, nëna Freda, 70, burr ii saj, gruaja e John’it Andrea, 37, dhe motra Julie, 43, kishin vendosur t’i jepnin si donacion zemrën, melqinë dhe veshkët.

Familja vazhdimisht kishte dashur të mësonte se kush ishte personi që e kishte marrë zemrën, por rregullat e spitalit e ndalonin ketë gjë, vetëm nëse marrësi i zemrës e kërkonte ketë gjë në mënyrë eksplicite. Krejt cka dinin ishte se ai që e kishte marrë organin ishte një 14 vjecar, i quajtur Scott. Pastaj kishte ndodhur ky takim i pabesueshëm në Kishë, kur Scott po lexonte biblën, aty ku ndodheshin edhe prindërit e të ndjerit, që kishte dhuruar zemrën. “Scott po lexonte. Unë u ula për të parë emrin e djaloshit që ishte duke lexuar. Dhe kur e pashë emrin Scott atëherë një ndjenjë e cuditshme më përfshiu”.

“E ndjeja që ai ishte marrësi i zemrës së John’it tim”.

“Edhe pse ishte iracionale. Sepse emri Scott është emër i zakonshëm”.

“Ishe tërësisht histerike. Nuk mundja të mirrja frymë dhe fillova të bëja veprime të cuditshme. Besoj që ishte instinkti i nënës kur e ndien fëmijën e saj. Unë po qaja dhe secili po më shikonte.”. “Unë gjithmonë thoja se dëshira ime e fundit, para se të vdisja, ishte që ta takoja djaloshin që e kishte zemrën e djalit tim. Dëshiroja ta dëgjoja atë zemër të rrahë edhe njëherë”, thotë znj. Carter. Motrat medicionale që ishin aty, shpejt e panë se dicka nuk ishte në rregull me znj. Carter. Por cdo gjë u konfirmua për të gjithë, kur Scott, pasi përfundoi leximin kishtar, filloi të tregonte rrëfimin e tij për zemrën e dhuruar nga një ‘djalosh i quajtur John, para 6 vitesh, kur ai ishte 14 vjecar”. Instinkti i znj. Carter u vërtetua. Ajo dëshironte me cdo kush që ta takonte Scott’in, saqë motrat medicionale që ishin prezente e ndërmorrën një hap të pazakonshëm. E pyetën atë nëse ekzisonte mundësia që të takohej me nënën e donatorit të zemrës së tij.

Scott u pajtua dhe në fund të ceremonisë, znj. Carter e përqafoi atë dhe e vëndosi dorën e saj në gjoksin e tij, për t’i dëgjuar rrahjet e zemrës së djalit të saj në trupin e një djaloshi tjetër. “Isha tërësisht e humbur, Scott erdhi tek unë, i hap krihtë e tij dhe më përqafoi”, thotë ajo. “Ai tha se tërë jetën do të jetë mirënjohës për cfarë kemi bërë ne për të. E pyeta nëse mund ta dëgjoja zemrën e John’it te rrah dhe ai më lejoi. Ishte krejt cka dëshiroja unë”. “Ne po fluturojmë nga gëzimi për Scott’in. John’i po jeton përmes tij. 'He isn’t dead really.' Scott kishte lindur me problem patologjike në zemër. Kur ai kishte marrë zemrën e John’it nga vdekja e ndanin vetëm disa orë. “Kur po rritesha, thuaja se nuk kasha kushedi se cfarë jete. Mezi po jetoja. Dhe kur problemet me zemër po më përkeqësoheshin, thjeshta dëshiroja të vdisja sa më parë. Unë u jam tepër mirënjohes kësaj familje dhe John’it”, thotë Scott.

Daily Mail

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat