Një histori polake në luftën e kodeve kundër gjermanëve

Speciale

Një histori polake në luftën e kodeve kundër gjermanëve

Nga: Gordon Corera, BBC Më: 7 korrik 2014 Në ora: 23:23

Në periferi të Varshavës, disa nga shefat më të lartë të spiunazhit nga Polonia, Franca dhe Britania u mblodhën këtë javë në një ndërtesë që nuk bie në sy, por që ishte e mbrojtur mirë nga shërbimi sekret polak.

Bashkimi i tyre u bë për të sjellë në vëmendje përvjetorin e një momenti të ndodhur gati tre të katërtat e një shekulli më parë kur paraardhësit e tyre mbajtën një mbledhje në Varshavë që luajti rol kyç në fitoren mbi Hitlerin në Luftën e Dytë Botërore.

72 vite më parë, dy punonjës britanikë të inteligjencës – Alastair Denniston dhe Dilly Knox – zbritën nga një tren në stacionin qendror të Varshavës. Të dy ishin veteranë në Shkollën e Kodit Qeveritar dhe Deshifrimit, që u zhvendos në Parkun Bletchley kur filloi lufta.

Europa ishte në vigjilje të luftës. Denniston kishte vendosur se donte ta vizitonte Gjermaninë për herë të fundit përpara se konflikti të fillonte, ndaj ata udhëtuan drejt Berlinit. Nëse gjermanët do ta dinin kush ishte ai dhe arsyet e vizitës së tij, ata nuk do ta kishin miratuar vizën e tij. Ai po udhëtonte në Poloni në përpjekje për të zbuluar sekretin si të thyente makinerinë Enigma që Gjermania e përdorte për të koduar komunikimin ushtarak.

Pasi lanë stacionin, dy britanikët u drejtuan në një ndërtesë sekrete në pyllin Piri në periferi të qytetit. Britanikët, francezët dhe polakët, të gjithë shkodues, ishin takuar një herë në fillim të vitit, por ai takim kishte përfunduar në rrugë qorre. Francezët ishin sjellë si ndërmjetës, por as britanikët dhe as polakët nuk kishin pasur dëshirë të tregonin bashkëpunim. Në korrik të vitit 1939, me kanosjen e luftës, gjërat kishin ndryshuar.

Me ndjenjën e bashkëpunimit, britanikët u kthyen në shtëpi. Kjo e lejoi gjeniun e matematikës të Bletchley, Alan Turing, të zhvillonte “bombën” e tij personale që ishte në gjendje të thyente kodet më komplekse të Enigmës. Një nga teknikat e reja, që e bëri bombën më të fuqishme ishte përdorimi i “cribs”, pjesë të njohura mesazhit – si pjesë nga t’ia nisnin.

Kjo punë në Bletchley njihet prej disave se ka merita të ketë shkurtuar luftën deri me dy vjet dhe ka shpëtuar shumë jetë.

Britania u prezantua në ceremoninë e ditëve të sotme nga kreu i GCHQ, agjencia e inteligjencës që lindi prej Parkut Bletchley. “Ajo që ndodhi këtu në vitin 1939 ndryshoi drejtimin e historisë dhe ne jemi të nderuar të marrim përgjegjësi”, – u shpreh për audiencën Sir Iain Lobban.

Ai e përshkroi thyerjen e Enigmës si një garë stafete që fitohej nga e gjithë skuadra. Në ceremoni, ku u shfaq edhe një makineri Enigma, të afërmit e tre matematikanëve polakë që ishin pionierë të zgjedhjes, Jerzy Rozycki, Henryk Zygalski dhe Marian Rejeëski, ishin shumë të prekur emocionalisht.

Shërbimi sekret francez u përfshi sepse kishte një agjent brenda Gjermanisë që siguroi detaje mbi funksionimin e makinerisë Enigma, që u jepeshin polakëve.

“Leksioni i parë është sigurisht se ia dolëm me sukses ngaqë punuam së bashku”, – tha Patrik Pailoux, drejtor teknik i shërbimit sekret francez, DGSE. “Por një tjetër pikë me rëndësi është përzierja e shkencëtarëve më të mirë me punën klasike të inteligjencës – që ne e quajmë inteligjencë njerëzore. Bashkimi i të gjithë kapaciteteve sjell sukses. Këtë bëmë në Luftën e Dytë Botërore dhe do të vazhdojmë të bëjmë.

Polakët kanë menduar se roli i tyre kyç në thyerjen e kodit të Enigmës është anashkaluar dhe se kontributi i tyre është pranuar pjesërisht. Por takimi ishte gjithashtu për kujtimin e një shekulli që pa pushtimin nazist dhe dominimin sovjetik në takimin e korrikut 1939.

“Jemi ende një shërbim inteligjence demokratik shumë i ri. Ndaj përpiqemi të prezantojmë traditën tek agjentët tanë të inteligjencës”, – tha Gen Maciej Hunia, që drejton shërbimin e jashtëm të inteligjencës polake.

Agjencitë tradicionale polake përpara Luftës së Dytë Botërore janë shumë të rëndësishme për të rinjtë – për të parë suksesin e vërtetë. Për këtë arsye, historia e Enigmës është tepër e rëndësishme.

Pas qëndrimit të shkurtër në Poloni 75 vjet më parë, dy britanikët që thyenin kode morën trenin për në shtëpi duke i rënë përmes një Europe që u fut në luftë disa javë më vonë. Por drejtimi i luftës u ndërrua nga të dhënat që ata morën me vete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat