Përse po dështon politika e ndalimit të seksit për lojtarët e Brazil 2014?

Speciale

Përse po dështon politika e ndalimit të seksit për lojtarët e Brazil 2014?

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 18:42

Botërori dhe seksi

Miti që burrat mendojnë rreth seksit çdo shtatë sekonda mund të nënkuptojë që Nejmar ka menduar për të plot 1482 herë gjatë fitores së Brazilit ndaj Kilit. Një studiuese e marrëdhënieve seksuale, Terri D Fisher, është marrë me kërkimin se sa herë kanë menduar rreth seksit lojtarët e Kupës Botërore, pavarësisht se ata nuk duhet të praktikojnë aktivitet seksual.

Rregullat që përcaktojnë politikat e sjelljes seksuale të lojtarëve gjatë konkurrimit të këtij viti janë të ndryshme dhe “provat” për këto rregulla janë të pakta. Duket se shtetet që e kanë lejuar “shënimin e golave” jashtë fushës janë duke përparuar në garën për kupën e artë.

Kosta Rika fitoi kundër Greqisë dhe ajo i lejon lojtarët të bëjnë seks. Franca po ashtu e lejon seksin dhe arriti të mundë Nigerinë. Brazili fitoi me Kilin, ky i fundit nuk e lejon seksin. Gjermania që lejon seks të pakufizuar deri një mbrëmje përpara ndeshjes korri një fitore mbi Algjerinë, rregullat e seksit të të cilës nuk njihen.

Të gjitha skuadrat me politika antiseksuale të bëra publike në Kupën e Botës janë skualifikuar. Shumica e atyre që mendojnë se dinë trajnerët për lidhjen mes çlirimit seksual dhe performancës atletike, janë të pavërteta.

Kërkimet e pakta shkencore këshillojnë që aktiviteti seksual një natë para lojës mund të ndihmojë nëse rezulton qetësues dhe shoqërohet nga një gjumë i mirë, megjithatë ka shumë pak studime mbi seksin dhe sportin.

Po ashtu, nuk ka prova se mungesa e seksit ndihmon në performancën atletike. Megjithatë, ideja që meshkujt mendojnë rreth seksit çdo shtatë sekonda, mund të jetë e pavërtetë. Një studim i fundit hulumtoi për të zbuluar se sa shpesh mendojnë meshkujt dhe femrat rreth seksit në një ditë. Në fund të studimit, u zbulua se meshkujt mendonin 19 herë në ditë për marrëdhëniet seksuale, ndërsa femrat 10 herë në ditë.

Një atlet që beson se skuadra e tij do të humbasë nëse ai bën marrëdhënie seksuale mund të bëhet një viktimë e një profecie të parashikuar nga ai vetë.

Studimi

Shkenca deklaron se seksi mund të ndihmojë performancën atletike

Kur konkurron në sportin më të ndjekur të botës, nuk mund të luash me trupin tënd. Teksa shumë ekspertë kanë diskutime nëse seksi e dëmton performancën në lojë, shumë skuadra në këtë Botëror e kanë ndaluar seksin.

Frika më e madhe që ka çuar në ndalimin e seksit për lojtarët është shqetësimi se aktiviteti seksual mund t’i lodhë ose mund t’i dëmtojë nga ana psikologjike.

Shumë trajnerë dhe atletë besojnë se mungesa e seksit shton agresivitetin, një besim që vjen nga qytetërimet e vjetra si grekët, që besonin se një burrë merr fuqi nga spermatozoidet e tij. Kjo teori është aq e njohur sa edhe Muhammed Ali refuzonte të bënte seks gjashtë javë përpara një ndeshjeje, nga frika se ejakulimi do t’i largonte testosteronet që i duheshin për një ndeshje boksi.

Por në fakt, e kundërta është vërtetuar se funksionon. Studimet tregojnë se testosteronet shtohen pas seksit. “Pas tre muajve pa kryer seks, që nuk është shumë e pazakontë për disa atletë, niveli i testosteroneve zbret në mënyrë drastike në nivelin që kanë fëmijët”, shpjegon Emanuele A. Jannini nga universiteti italian L’Aquila.

Për më tepër seksi nuk i rraskapit atletët. Shumica e akteve seksuale djegin vetëm 25-50 kalori, e njëjtë me kaloritë e shpenzuara në ngjitjen e shkallëve.

Studimet tregojnë se seksi një natë përpara një gare nuk ndikon në fuqi apo kohën sa zgjat energjia trupore.

Disa ekspertë madje këmbëngulin se fitoret në Kupat Botërore provojnë që seksi mund të jetë dobiprurës.

“Skuadra e futbollit të Holandës, në Kupën Botërore të vitit 1978 në Argjentinë, është një shembull i kësaj”, thotë Juan Carlos Medina, koordinator i përgjithshëm i departamentit të sportit në Meksikë. “Disa prej lojtarëve ishin të shoqëruar nga bashkëshortet dhe ata dolën në vendin e dytë. Nuk them që është një faktor vendimtar, por jep mbështetje. Edhe Pele ka rrëfyer se kurrë nuk e ndërpreu seksin me të shoqen përpara një ndeshjeje. Seksi është padyshim një aktivitet qetësues dhe kjo nuk mund të mohohet”, shprehet Medina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat