Historia e dhimbshme e çiftit shqiptar: Jeta jonë ngjason me një film mafioz

Speciale

Historia e dhimbshme e çiftit shqiptar: Jeta jonë ngjason me një film mafioz

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 14:20

Lufta e çiftit për drejtësi deri më tani i ka kushtuar më shumë se 250 mijë euro, dhe apeli i fundit i por që ishte i dështuar, kushtoi 20 mijë euro

Një grua e re burri i të cilës është duke vuajtur një dënim 17-vjeçar për krime të cilat ai pretendon se nuk i ka kryer, thotë se është mbërthyer në një jetesë me makthe dhe pa dritë në fund të tunelit.

Duke folur për “Irish Mirror” nga Greqia, Juli Marku ka pranuar se mund të duhen vite që ajo të qëndrojë sërish pranë Markut të saj të dashur.
“Që nga dita që Marku u arrestua ishte sikur dikush na kapi të dyve lart dhe na bëri protagonistë të një filmi mafioz, ku skenat ishin vizitat e burgut, takimet me avokatët, paraqitjet në gjykatë dhe duke u rrethuar nga trazirat e policëve të armatosur. Kur unë qëndroja e ulur në shkallët e burgut duke pritur që të vizitoja Markun, unë gjithmonë pyesja veten se si jeta jonë ishte kthyer kështu: burgu, policia, u bënë të gjitha pjesë normale e të përditshmes sonë. Se si ndodhi e gjitha kjo, ne nuk mund ta kuptojmë. Ky është një makth i tmerrshëm, ne nuk jemi duke jetuar, ne jemi vetëm duke ekzistuar”, shprehet Juli.

Ferri i Julit filloi katër vite më parë, kur burri i saj u burgos në Kretë së bashku me 2 vëllezërit e tij Andrean e Martinin, me kushëririn e tyre dhe gjashtë shqiptarë të tjerë për një seri plaçkitjesh të armatosura dhe vjedhje makinash.

Në shtator të vitit 2010, ata u akuzuan si anëtarë të një bande kriminale, për kryerjen e një vargu plaçkitjesh të armatosura të makinave, të dyqaneve me stoli, gjithashtu edhe të disa shtëpive.

Romanca e çiftit nisi në vitin 2008, kur Juli, mësuesja e re e sapo kualifikuar vendosi që të shkonte në ishullin grek të Kretës me shpresën për të gjetur një punë verore. Aty ajo u takua me Markun dhe ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Në një letër që Marku ka shkruar në burg thotë: “Më mungon gruaja ime Juli dhe familjet tona aq shumë. Pres me padurim për të qenë i lirë dhe të kaloj shumë kohë me të gjithë ata. Më mungon familja ime në Shqipëri, unë nuk e kam parë nënën dhe babanë që prej vitit 2011. Te gjitha këto vite të gjata që më presin në burgjet e Greqisë janë shumë të vështira për mua dhe për Julin. Të gjitha planet tona u shkatërruan, dhe për çfarë?”

Lufta e çiftit për drejtësi deri më tani i ka kushtuar më shumë se 250 mijë euro, dhe apeli i fundit i por që ishte i dështuar, kushtoi 20 mijë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat