Lufta për ujë është duke ardhur

Speciale

Lufta për ujë është duke ardhur

Më: 30 qershor 2014 Në ora: 10:30

Mungesa e ujit është përhapur kudo në botën në zhvillim. Sot, 768 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Në Azinë Qendrore, popullsia në rritje dhe “uria” për burimet e ujit nga industritë e nxjerrjes së ujit, e kanë bërë problemin akoma më të madh.
Balanci i burimeve në Azinë Qendrore nuk është aspak i mirë. Ky regjion është i ndarë në shtete që janë jashtëzakonisht të pasura me ujë dhe në anën tjetër me shtete të cilat kanë burime të pakta të ujit dhe kjo ndarje ka çuar deri tek shkëmbimi i ujit me të mira të tjera. Ligjvënësit në Kirgistan, për shembull, aktualisht janë duke “kërcënuar” me idenë e prerjes së rrjedhave të ujit për shtetin e Uzbekistanit, i cili edhe ashtu konsiderohet njëri prej shteteve me burime të pakta të ujit dhe njëri prej shteteve me popullsinë më të madhe në rajon. Uzbekistani kishte ndërprerë furnizimet me gaz në qytetin Osh të Kirgistanit në muajin prill, vendim ky që, sipas Presidentit të Uzbekistanit Islam Karimov, është shenjë paralajmëruese që mund të çojë deri tek një luftë e vërtetë.

Problemet e ujit në rajon nuk janë gjithmonë rezultat i mungesës së saj- mungesa është vetëm njëri prej faktorëve të problemit. Problemet më të mëdha lindin nga infrastruktura e shkatërrua e sistemit të ujit e cila është që prej periudhës sovjetike.

Kirgistani, për shembull, humbet një të tretën e pasurisë së saj të ujit për shkak të vrimave të kalbura që gjenden në rrjetin e furnizimit. Për të ruajtur produktet e tyre nga tharja, fshatarët e dëshpëruar të Kirgistanit kanë ngritur diga të punuara me dorë, të cilat devijojnë rrjedhën e lumenjve lokalë- një zgjidhje e improvizuar, e cila çon në thatësi të madhe, komunitetet ku rryma e ujit do të shkonte. Në fusha të tilla të gjendura në mes Kirgistanit dhe Tajik-ut, në rajonin e Batken-it, përleshje të ashpra në mes të fshatarëve të Kirgistanit dhe Taxhikistanit për shkak të ujit janë bërë të zakonshme.

Konfliktet për ujë në Azinë Qendrore shpesh perceptohen si përleshje lokale me pak rëndësi për pjesën tjetër të botës. Por, pasi nivelet e ujit në këtë rajon janë duke u zvogëluar, akthi që vjen si pasojë e parashikimeve se mund të ketë edhe thatësi më të madhe, mund të përfshijë shumë më shumë njerëz në konflikt. Një fatkeqësi socio-ekologjike është duke u afruar dhe duket se më nuk ka pikë kthese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat