Arkeologët gjejnë kafkën 14 mijëvjeçare

Speciale

Arkeologët gjejnë kafkën 14 mijëvjeçare

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 22:50
Hulumtimet në shpellën Direkli, në Kahramanmaras në Turqi

Gjatë hulumtimeve në shpellën Direkli, në Kahramanmaras në Turqi, janë gjetur kafkë të ariut që besohet se datojnë nga një periudhë prej 14.000 vjet më parë.

Hulumtimet në këtë shpellë, ku më parë janë gjetur mbetjet dhe objektet nga koha e paleolitit dhe epoka e akullnajave, filluan në vitin 2007.

Në hulumtimet e udhëhequra nga Xhevdet Merih Erek nga Departamenti i Arkeologjisë, Universiteti Haxhi Bajram Veliu në Ankara, morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, si dhe studentë.

Hulumtuesit besojnë se kafkat e gjetura janë përdorur në ceremonitë fetare.

Ndryshe, në Direkli deri më tani janë gjetur eshtrat e brejtësve, mishngrënësve dhe barngrënësve.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat