Në Egjipt zbulohet sfinksi i dytë?

Speciale

Në Egjipt zbulohet sfinksi i dytë?

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 19:13
Egjipt

Sfinksi i dytë, për të cilin në Egjipt është folur shumë, dyshphet të jetë gjetur derisa punëtorët po përgatisnin të ndërtonin një rrugë të re.

Sipas raporteve lokale sfinksi u gjet në rrugën Al-Kabbash që lidh dy tempujt Karnak dhe Luxor që janë ndërtuar 1400 vjet para Krishtit. Është konfirmuar se statuja ka një trup të luanit me kokë njerëzore.

Sfinksi i dytë ende nuk është nxjerrë nga toka, por ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani ftoi turistët për të vizituar vendin për të parë statujën derisa fotografitë ende nuk janë publikuar, shkruan Egypt Today.

Sfinksi i madh i Gizës u zbulua pranë piramidave të mëdha në brigjet perëndimore të lumit Nil dhe është skulptura më e vjetër dhe më e madhe monumentale e njohur në botë. Ajo është 73 metra e gjatë dhe 20 metra e lartë. Sfinksi që është gjetur ende nuk mund të gërmohet për shkak të natyrës së terrenit dhe mjedisit rrethues.

Egjiptianët e lashtë e konsideronin sfinksin si një simbol të mbretërive, dhe faraonët do të kishin kokat e tyre të gdhendura në gur, të cilat pastaj vendoseshin në varret e tyre. Kjo njihej si një mënyrë për të shënuar marrëdhëniet e tyre me Sekhmet, hyjninë diellore, që besohej të ishte një luaneshë.

Në fund të vitit 2017, historianët besonin se sfinksi i madh i Gizës ishte një hyrje në një qytet të fshehtë nëntokësor, i cili u fsheh nga autoritetet egjiptiane. Arkeologët gjithashtu besojnë se sfinksi qëndron mbi një rrjet kompleks tunelesh me pasazhe që çojnë në një metropol masiv nëntokësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat