Në Anglinë e viteve 1900, Mary Ann Bevan, nënë e katër fëmijëve, vendosi të merrte pjesë në një konkurs të shëmtisë femërore me shpresën të fitonte cmimin e parë dhe paratë t`i përdortë për të ushqyer familjen e saj.
Mary Ann kishte pasur një fëmijëri dhe rini normale, madje kishte qenë dhe e pashme.
Por disa vjet pas martese, nisën shenjat e para të përkeqësimit të pamjes. Në atë kohë, nuk dihej se ajo faktikisht vuante nga acromegaly, një gjendje shëndetësorë në të cilën trupi e prodhon me tepricë hormonin e rritjes.
Kur i shoqi vdiq, iu desh të kujdesej vetë për familjen ndërkohë që vuante nga dhimbje të tmerrshme muskujsh dhe nga migrena.
Poshtërimi i saj nuk mbaroi me konkursin, por e morën edhe në një cirk, ku punoi deri ne fund të jetës, një sakrificë të cilën e bëri vetëm për fëmijët e saj.