280 mijë euro për kapelën e Napoleonit

Speciale

280 mijë euro për kapelën e Napoleonit

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 23:51
Kapela e Napoleonit

Kapela e Napoleonit, që thuhet se është shpëtuar nga fusha e betejës pas disfatës së tij në Waterloo, është shitur në ankand për 280 mijë euro. Ish perandori francez ishte i njohur për kapelat e tij dycepëshe dhe kapela e kuqe që ai mbante në Waterlo i përket mbretëreshës dhe ka qenë pjesë e koleksionit mbretëror që nga 1837.

Kapela ishte veshur nga Napoleoni një natë para disfatës dhe ishte grabitur pas fitores nga trupat aleate. Shtëpia e ankandeve “de baecque”, konfirmoi të hënën shitjen në Lion, 203 vjet pas betejës. Shifra totale për kapelën, përfshirë edhe taksat, është pak nën 350 mijë euro. Një koleksionist francez i sendeve historike e ka blerë atë.

Kapela, që ishte blerë nga një individ privat në 1986, pritej të shitej për jo më shumë se 40 mijë euro. Ajo është një nga 19 kapelat e Napoleonit që mendohet se ekzistojnë ende. Vetë perandori, thuhet se kishte vënë në kokë rreth 120 kapela të ngjashme gjatë karrierës së tij.

Ai normalisht kishte 12 kapela në dispozicion, secila me një jetëgjatësi tre vjeçare. Ato rinovoheshin në një shkallë prej katër kapelash në vit dhe më parë përdoreshin nga shërbyesit në mënyrë që të zbuteshin për perandorin.

Një kapelë e ngjashme, pjesë e një koleksioni në pronësinë e familjes mbretërore të Monakos, u ble në ankand për 1.9 milionë euro nga një kompani koreano-jugore katër vite më parë. Nëntorin e shkuar, një gjethe e artë nga kurora e bërë për kurorëzimin e Napoleonit, u shit për 625 mijë euro.

Napoleoni e shpalli veten perandor në 1804 dhe i shpalli luftë fuqive të tjera evropiane, duke pushtuar pjesën më të madhe të kontinentit, para disfatës së tij përfundimtare në 1815.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat