Del në sipërfaqe qyteti i ‘zhdukur’ rreth 60 vite më parë

Speciale

Del në sipërfaqe qyteti i ‘zhdukur’ rreth 60 vite më parë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:34
Pamje nga qyteti

Për shkak të thatësirës së madhe që shpërtheu në Spanjë, qyteti që ka humbur për dekada ka dalë nga uji. Kështu, u zbuluan rrënojat e qytetit të vjetër që tregojnë se si u duk kur u braktis rreth 60 vjet më parë.

Qyteti i Mansilla de la Sierra gjendet në luginën e La Riocha në Spanjën veriore dhe në vitin 1959 njerëzit u zhvendosën prej saj për të bërë të mundur ndërtimin e rezervuarit të ri i cili mundësonte ujitjen e  fshatit bujqësor Alto Naherilla.

Pasi popullsia lokale u evakuua në një qytet të afërt, rezervuari u përmbyt në ujë, duke fshirë kështu gjurmët e qytetit. Megjithatë, pas motit të thatë dhe të nxehtë, qyteti ka parë edhe një herë diellin, duke ofruar një pamje të pafundme për vendasit dhe turistët.

Dhe jo vetëm kaq – ata mund të hyjnë në shtëpitë e braktisura më shumë se 5 dekada më parë, gjersa të moshuarit u prekën nga ndjenja e nostalgjisë teksa ecnin në shtëpitë e tyre të mëparshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat