Aeroporti i dytë më vdekjeprurës në botë

Speciale

Aeroporti i dytë më vdekjeprurës në botë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 21:33
Aeroporti ndodhet në Tegusigalpa, kryeqytet i Hondurasit, dhe ka një reputacion si një nga më të rrezikshmit në botë.

Është e njohur se udhëtarët luten sa herë që afrohet aeroplani për aterrim në aeroportin ndërkombëtar Tokontin, dhe çdo ulje e suksesshme pasohet me duartrokitje.

Aeroporti ndodhet në Tegusigalpa, kryeqytet i Hondurasit, dhe ka një reputacion si një nga më të rrezikshmit në botë.

Arsyeja për këtë është qasja e vështirë dhe historia tragjike e aksidenteve të shumta të aviacionit, shkruan Telegraph.

Aeroporti është i rrethuar nga male dhe ndërtesa rezidenciale, dhe pilotët duhet të bëjnë një kthesë të papritur prej 45 gradësh vetëm pak minuta para uljes. Kur e bën këtë, ata i pret një qasje e pjerrët në aeroport, me gjatësinë e pistave prej vetëm 2,012 metrash.

Situata përkeqësohet edhe më tej nga fakti se pajisjet e navigimit kanë origjinën nga viti 1948, gjë që shkakton probleme edhe për pilotët më me përvojë.

Aksidenti më vdekjeprurës ndodhi në vitin 1989, kur një Boeing u rrëzua në male. Me këtë rast, 132 vetë u vranë. Një punonjës lokal në morg tha atëherë se pjesa më e madhe e trupave ishin djegur në tërësi saqë nuk mund të njiheshin.

Që atëherë, të paktën 10 aeroplanë janë rrëzuar dhe incidenti i fundit ka ndodhur këtë javë.

Kanali televiziv amerikan History ka shpallur Tokontin si "aeroportin e dytë më të rrezikshëm në botë", pas atij Lukla në Nepal.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat