Në kërkim të origjinës së inkasve falë gjenetikës

Speciale

Në kërkim të origjinës së inkasve falë gjenetikës

Më: 27 maj 2018 Në ora: 14:39
ilustrim

Rreth 200 peruanë dhe bolivianë mbajnë çelësin e origjinës së inkasve.

Studiues nga Peruja, Brazili dhe Bolivia po kërkojnë të gjejnë gjurmë nga historia e këtij populli në sajë të gjenetikës.

”Objektivi i këtij studimi të parë gjenetik mbi familjen perandorake inkase është verifikimi nëse ekziston ose jo vetëm një patriark i përbashkët në origjinën e këtij civilizimi”, theksojnë studiuesit peruan Ricardo Fujita dhe Jose Sandoval nga universiteti ”San Martin de Porres”.

“Puna jonë është si të bësh një test për atësinë. Jo mes babait dhe djalit por, mes popujve”, nënvizoi Ricardo Fujita.

“Për këtë, studiuesit kanë kryer analizimin e ADN-së të 12 familjeve në rajonin e Cuzco sepse aty ka një kontekst historik të gjenealogjisë, pra ekzistojnë dokumente që theksojnë se që prej vitit 1570 këto familje janë me prejardhje nga inkasit”, theksoi ai.

Ideja është për të ndarë dy legjendat, shpesh të rapotuara për të shpjeguar lindjen e popullit inkas.

Njëra i atribuohet çiftit të formuar nga Manco Capac dhe Mama Ocllo, dalë nga liqeni Titicaca, në rajonin e Punos, ku flitet për aymaran (popull dhe fis indian), tjetra, identifikon si inkasin e parë vëllezërit Ayar, zbritur nga malet e Pacaritambos në rajonin e Cuzcos, ku flitet quechua (gjuhë indiane nga Peruja dhe Bolivia).

Analizat e ADN-së janë realizuar gjithashtu tek banorët e liqenit Titicaca dhe malit Pacaritambo.

“Ne i kemi krahasuar me bazën tonë gjenealogjike të më shumë se 3 000 personave për të ndërtuar pemën gjeneaologjike të të gjithë individëve”, theksoi Fujita.

“Në përfundim, ne kemi reduktuar këtë bazë me rreth 200 perosna duke ndarë ngjashmëri gjenetike të afërta me inkasit”, shton ai.

Duke nisur nga kryeqyteti Cuzco, Inka (që nënkupton mbret në quechua) kontrollonte një perandori prej dy milionë kilometrash katrore, Tahuantinsuyo, që shtrihej në perëndim të Argjentinës, deri në jug të Kolumbisë.

Mbretëria dyshekullore rezistoi në pushtimin spanjoll, në vitin 1532.

Studimi, i nisur tre vite më parë dhe që i dha rezultatet e para në muajin prill, publikuar nga revista e specializuar “Molecular Genetics and Genomics”, përfshinte ADN-në e më shumë se 3 000 banorëve nga Peruja, Bolovia dhe Ekuatori dhe u provua që dy legjendat rreth lindjes së popullit inkas janë pa asnjë dyshim të lidhura./ATSH

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat