Forbes publikon listën e njerëzve më të fuqishëm në botë

Speciale

Forbes publikon listën e njerëzve më të fuqishëm në botë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 00:19
Trump dhe Xi Jinping

Revista ekonomike amerikane “Forbes” publikoi listën e njerëzve më të fuqishëm në botë. I pari për vitin 2018 në listën e “njerëzve më të fuqishëm në Botë” renditet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping. Pas tij renditet Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili në 4 vitet e fundit kryesonte këtë listë.

Ndërkohë në vendin e 3-të renditet Presidenti amerikan Donald Trump. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, renditet e 4-ta, ndërsa lista e 10 personave më të fuqishëm mbyllet nga Larry Page. Presidenti i Francës, Emanuel Macron renditet në vendin e 11, ndërsa Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claud Juncker renditet në vendin e 33. Në listë, në vendin e 72 renditet Robert Mueller, Prokurori Special, që po heton lidhjet e Rusisë me zgjedhjet e fundit në SHBA.

Në përgatitjen e listës prej 75 personave merren parasysh aftësitë e këtyre personave në ndikimin e njerëzve dhe efektiviteti i përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ndodhet në duart e tyre.

Dhjetë emrat e parë të kësaj liste janë si më poshtë:
1- Presidenti i Kinës, Xi Jinping
2- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
3- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
4- Kancelarja gjermane, Angela Merkel
5- Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos
6- Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku
7- Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates
8- Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman
9- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi
10- Larry Page, themelues e Google

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat