Gjeometria u praktikua për herë të parë nga babilonasit - Bota Sot
Gjeometria u praktikua për herë të parë nga babilonasit

Speciale

E diel, 27 maj 2018

Gjeometria u praktikua për herë të parë nga babilonasit

Më: 2 maj 2018 Në ora: 13:02
Sipas studimit, babilonasit ishin të avancuar në astronomi

Gjeometria e sofistikuar, degë e shkencave matematikore, është përdorur për herë të parë shumë vite nga ç’mendohej deri më tani nga komuniteti i shkencëtarëve.

Një studim i ri i publikuar në revistën “Science” pretendon se të parët që kanë përdorur këtë gjeometri nuk janë shkollat e Parisit apo Oksfordit në Mesjetë, por babilonasit e lashtë, të paktën 4 shekuj para Erës Sonë.

Sipas studimit me autor Mathieu Ossendrijver, profesor në Universitetin Humboldt në Berlin, babilonasit ishin të avancuar në astronomi dhe provohet që kanë përdorur gjeometrinë e sofistikuar për të studiuar Jupiterin dhe lëvizjet e tij.

Ossendrijver arriti në këtë përfundim pas një punë disavjeçare të studimit të disa pllakave më mbishkrime të hershme kuneiforme. “Nuk ma priste mendja. Kjo është thelbësore për fizikën, matematikën dhe gjithë degët e shkencës që përdorin gjeometrinë e sofistikuar”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test