Pse Ajnshtajni qiti gjuhën në fotografinë e njohur? - Bota Sot
Pse Ajnshtajni qiti gjuhën në fotografinë e njohur?

Speciale

E shtunë, 26 maj 2018

Pse Ajnshtajni qiti gjuhën në fotografinë e njohur?

Më: 1 maj 2018 Në ora: 12:36
Albert Ajnshtajn

Sigurisht keni parë fotografinë e pazakonshme të fizikanit të shquar Albert Ajnshtajn – atë me gjuhë jashtë.

Këtu nuk bëhet fjalë për montim, pasi fotografia është autentike. Por, si u krijua kjo fotografi?

Miqtë dhe kolegët e fizikanit kishin organizuar një aheng më 14 mars  1951 në klubin Prinston, me rastin e 72-vjetorit të lindjes së tij. Në aheng erdhën shumë mysafirë, si dhe media. 

Derisa po mbahej ahengu, Ajnshtajni dukej i lodhur, por ai kreu detyrën dhe pozoi për media. 

Në fund një mik i Ajnshtajnit propozoi që ta dërgojnë në shtëpi. Atje ishte një fotoreporter që thirri: "A mundet edhe një foto!" 

Fotografi Art Sase ka shpjeguar se Ajnshtajni pas kësaj është nisur dhe ka qitur gjuhën, ndërsa ai bëri fotografinë e cila u bë e njohur.

Fotografia i ka pëlqyer edhe vetë Ajnshtajnit, i cili nga fotografi mori madje nëntë kopje. Disa prej tyre i përdori për dërgimin e urimeve me postë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test