Zbulohet misteri i krahëve të insekteve

Speciale

Zbulohet misteri i krahëve të insekteve

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:03
Insektet fluturuan në qiellin bosh diku midis 300 milionë dhe 360 milionë vjet më parë, shumë kohë para zogjve, lakuriqëve ose pterosaurëve.

Qindra miliona vjet më parë, dy inde janë shkrirë për të formuar krahët e bletëve të lashta, tregon një eksperiment gjenetik.

Në studimin e publikuar në Proceedings të Akademisë nacionale të shkencës, Yoshinori Tomoyasu dhe bashkautori i tij, David Linz, kanë krijuar në mënyrë gjenetike larvat e bletëve me krahë në abdomenin e tyre, në përpjekje për të zgjidhur një nga misteret më të mëdha të evolucionit- si kanë fituar insektet mundësinë për të fluturuar.

Insektet fluturuan në qiellin bosh diku midis 300 milionë dhe 360 milionë vjet më parë, shumë kohë para zogjve, lakuriqëve ose pterosaurëve.

Krahët lejuan ato të pushtojnë vendbanimet e reja dhe insektet shpejt themeluan veten si një nga klasat më të larmishme dhe të suksesshme të kafshëve, një pozicion që mbajnë ende sot.

“Shumica e insekteve të gjalla ose kanë pasur krahë ose janë evoluar nga paraardhësit e tyre antikë”, pohon Linz, një biolog pranë Universitetit Indiana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat